Panorama Sport (Albania)

Dinamo shtang Tomorin në fund

Beratasit nuk ruajnë dot avantazhin, mbeten në garë për 5-shen e parë në grup

- ARBEN ÇEPANI

Tomori gabon ndaj Dinamos, ku në sta diumin e Kuçovës "Bashkim Sulejmani" nuk arrin më shumë se barazimi. Beratasit ishin shumë pranë fitores përballë Dinamos që kishte tri mungesa në mbrojtje, por u ndëshkuan në fund. Pikërisht në minutën e 85-të, dinamovitë­t kanë befasuar me anë të 18-vjeçarit Sallaku, i cili, i futur në pjesën e dytë, rezultoi një zëvendësim efikas për teknikun Allmuça. Tomori mbetet në vendin e 4-t dhe do t'i duhet që në ndeshjen e fundit të fazës së dytë në Elbasan të kërkojë rezultat pozitiv dhe të shpresojë që të ndalen edhe rivalët për të siguruar 5-shen e parë për fazën e tretë. Nga ana tjetër, Dinamo është zyrtarisht në luftë për mbijetesë pasi në fazën e tretë do të bëjë pjesë në 5-shen e dytë.

Ndeshja

Rreziku i parë vjen në minutën e katërt ku pas kombinimit Agastra-Mirani largon topin në vështirë mbrojtësi Peqini. Pas tre minutave rrezikojnë përsëri vendësit me

anë të Kirit, por topi përfundon jashtë. Epërsia e beratasve është konstante, ku në ndihmë të sulmit është edhe mbrojtësi shtatlartë Bitri. Ndërsa dinamovitë­t luajnë më të kujdesshëm në mbrojtje, ku mundohen të godasin me anë të kundërsulm­it. Pas

shumë përpjekjes­h, vjen goli për beratasit. Mirani shpërthen bukur dhe frenohet në mënyrë të parregullt nga Peqini që shkakton penallti. Nga pika e bardhë godet Çaço që shënon. Pjesa e dytë është më e bukur, ku dinamovitë­t nuk pajtohen me humbjen.

Gjithsesi, fillimi do të jetë për vendësit, të cilët rrezikojnë me kokë me anë të Pajës. Ndërkohë, tekniku mik Allmuça kryen të tre zëvendësim­et. Është pikërisht Sallaku, i cili, pas harkimit të Muratajt nga krahu i majtë, shënon me të majtën me një gjuajtje fluturimth­i

brenda zonës. Befasohen vendësit, të cilët në minutën e 93-të janë shumë pranë golit të fitores, por gjuajtjen e Bitrit me kokë e ndal portieri mik në vijën fatale. Një barazim që duket se la të pakënaqur të dy ekipet, sidomos skuadrën beratase.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania