Panorama Sport (Albania)

Demiraj i zhgënjyer: Bëmë gabime, të rinjtë nuk e mbajnë presionin

-

E çuditshme, por e vërtetë. Apolonia fiton në transfertë, por humbet në fushën e saj. Kështu ka ndodhur edhe në derbin myzeqar me Lushnjën. Fierakët të ndodhur nën presion nuk kanë mundur të dalin në lojën e tyre duke ia lënë iniciativë­n kundërshta­rit që administro­i pothuajse të 90 minutat. Trajneri fierak Elidon Demiraj pas ndeshjes ka qenë tepër i shqetësuar pasi nuk e priste këtë humbje të skuadrës së tij. I vetmi justifikim nga ana e tij për performanc­ën e dobët të skuadrës është se lojtarët e rinj në moshë që ka në ekip nuk arritën të çliroheshi­n nga tensioni.

Demiraj

"Ishte një humbje e dhimbshme për skuadrën tonë, megjithëse luanim ndaj një kundërshta­ri të fortë që nuk kishte pësuar asnjë disfatë në këtë kampionat dhe kryeson me meritë grupin. Edhe pse ishim përgatitur me kujdes dhe intensitet të lartë në të gjitha aspektet, nuk ia arritëm qëllimit. Lojtarët tanë të rinj në moshë nuk mundën t'ia dilnin mbanë eksperienc­ës së lojtarëve kundërshta­rë si dhe të çliroheshi­n nga presioni dhe tensioni. Ata bënë gabime elementare dhe si rrjedhojë erdhi edhe ajo humbje. Është për të ardhur keq që megjithëse punojmë shumë dhe në aspektin psikologji­k, skuadra nuk arrin të shprehet si duhet në fushën tonë. Humbja e pësuar ndaj Lushnjës na e vështirëso­i arritjen e objektivit, por jo se na e bëri të pamundur ta arrijmë atë. Kemi edhe një ndeshje tjetër që të mbyllet kjo fazë e dytë me një tjetër kundërshta­r të fortë, Bylisin, në transfertë ku do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bërë një paraqitje ndryshe nga ajo e së shtunës së kaluar dhe të arrijmë një rezultat sa më pozitiv. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Ndërsa për vazhdimësi­në e kampionati­t mund të them se na duhet të punojmë shumë, sidomos në drejtimin psikologji­k. Por, besoj se skuadra do të vijë nga ndeshja në ndeshje duke e përmirësua­r performanc­ën e saj dhe do të jetë më e suksesshme sidomos në ndeshjet në fushën tonë", përfundoi Demiraj. Ndërkaq, nga sot, klubi fierak ka vendosur heshtje shtypi. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania