Panorama Sport (Albania)

"Babin e kam interist, unë linda më 5 maj"

-

Pas dy sezonesh do të luajë me fanellën e Juventusit, por Matia Kaldara ka lindur juventin. Mbrojtësi i Atalantës ka dhënë një intervistë për "Gazzetta Dello Sport" duke treguar sekretet e familjes, por edhe dëshirat e së ardhmes. Ai ishte heroi i zikaltërve në fitoren 0- 2 kundër Napolit.

Golat - "Goli i dytë ishte interesant sepse shkova në sulm, atëherë kur mbetëm me dhjetë lojtarë. Besova deri në fund që Spinacola nuk do ta humbte topin dhe shkova ta ndiqja aksionin. Gasperini ka thënë se edhe ne mbrojtësit mund të bëhemi sulmues kur duam".

Fanella - "Mbaj numrin 13 për shkak se Nesta ka qenë modeli që kam ndjekur gjithmonë. Ai ka qenë shumë elegant dhe mund të lexonte më mirë veprimet që do të bënin të tjerët".

Roli- "Nuk kam qenë gjithmonë mbrojtës, sepse kur isha i vogël jam aktivizuar edhe si mesfushor. Për fat jam tërhequr dhe tani ndihem shumë mirë në rolin tim të ri. Prisja me ankth dhe padurim grumbullim­et që bënte Atalanta në fillim të sezonit dhe shpresoja që të isha në listë". Vështirësi­të- "Në ndeshjen e luajtur kundër Juventusit, Manxukiç ishte i tmerrshëm. Ndaj tij, nuk kam kapur asnjë top". Ditëlindja- "Kam lindur më 5 maj. E kujtoj shpesh atë ditë sepse im atë është tifoz me Interin. Napoli? Do t'i vendosja vetes një 8.5, sepse Mertens më hapi probleme në pjesën e parë".

Champions- "Sigurisht që po e pres me padurim kohën për të shkuar te Juventusi, por tani jam i përqendrua­r tek Atalanta dhe dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur. I ndjek ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe bëj tifo për Juventusin, por detyrohem të shkoj në lokal. Në shtëpi nuk e kam abononim, sepse është interist".

Dëshirat- "Nëse do të zgjidhja, nga Bonuçi do të merrja saktësinë për të nisur lojën, nga Barzajli do të merrja markimin një për një dhe nga Kielini grintën që ka në lojë. Nga të tre ata do të merrja forcën psikologji­ke që kanë". Shirea- "Më krahasojnë me të, por të mos e ekzagjeroj­më. Unë nëse bëhem sa gjysma e tij, sigurisht që do të isha shumë i lumtur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania