Panorama Sport (Albania)

Efekti “Juventus”, Seria A mbush stadiumet prej “Zonjës”

Bardhezinj­të tërheqin më shumë tifozët

-

Thonë se Juventusi dashurohet ose urrehet, por në Itali duket se më të shumtë janë ata që e duan. Kudo që shkel "Zonja e vjetër", stadiumet mbushen plot.

Vlerësimi - Nëse Italia vuan prej mungesës së tifozëve në stadiume, Juventusi deri më tani ka ndikuar që shifrat, të cilat tregojnë për "braktisjen" e madhe, të zbuten. Fakti që bardhezinj­të kanë tifozë në të katër anët e Italisë ka bërë që sa herë që "Zonja" është në transfertë, impiantet të mbushen plot.

Numrat - Deri më tani janë luajtur 2/3-at e ndeshjeve të këtij sezoni dhe kanë qenë plot 12 ekipe ato që kanë pritur "Zonjën" në fushën e tyre. Në dhjetë për këtyre ndeshjeve, skuadrat vendase pikërisht ndaj Juves kanë shënuar rekord arkëtimesh, pasi në stadium kanë shkuar më shumë tifozë se zakonisht. Efekti "Juve" nuk ka thyer rekordin sezonal të Lacios, e cila ka afruar më shumë tifozë

në ndeshjen kundër Romës dhe Milanit. "Djalli", kur priti Interin, akomodoi 77.000 mijë spektatorë në "San Siro", ndërsa kundër Juves të pranishëm ishin "vetëm" 75.000. Fitimet - Kaljari, Kievo, Krotone, Empoli, Fiorentina, Xhenoa, Inter, Palermo, Sasuolo dhe Torino

kanë regjistrua­r rekord arkëtimesh për një ndeshje vetëm në duelet që kanë zhvilluar kundër Juventusit. Për të përfituar nga "takimi" i madh janë gati edhe Atalanta, Bolonja, Napoli, Peskara, Sampdoria dhe Udineze. Përjashtim bën vetëm Roma, e cila do të sfidojë sërish

Lacion. Derbi i kryeqyteti­t është pa dyshim ai që "prek" më shumë sedrën e tifozëve, të cilët kurrë nuk humbin rastin për të mbështetur në numër të madh ekipin e zemrës.

Diferenca - Në disa raste, Juventusi "ngroh" edhe tifozët më të ftohtë. U referohemi atyre që mbështesin Krotonen, të cilët për ndeshjen kundër Juves shkuan në masë në stadium (plot 15.300 spektatorë), ndërsa në ndeshjet e tjera mesatarja e vizitorëve në impiant është rreth 7.500 spektatorë për duel. E njëjta gjë vlen edhe për Empolin, e cila dyfishoi tifozët në duelin kundër "Zonjës së vjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania