Panorama Sport (Albania)

Naingolan: Duam tre trofe, Xheko i jashtëzako­nshëm

-

Raxha Naingolan po kalon një moment të shkëlqyer, jo vetëm me golat e shënuar kundër Interit, por edhe me ecurinë që ka pasur Roma këtë sezon. Ai beson se janë të aftë të fitojnë tre trofe, ndërkohë që thur elozhe për punën e mirë që kanë bërë Edin Xheko dhe trajneri Luçiani Spaleti me skuadrën... Jeni duke fluturuar si në kampionat, ashtu edhe në Europë...

Mendoj se rezultate pozitive sjellin gjithnjë rezultate të tjera pozitive. Po kalojmë një formë të mirë dhe duhet të mundohemi që të vazhdojmë kështu. Jam i lumtur se si po luaj dhe dua të falënderoj shokët e ekipit që gjithashtu po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Sa e rëndësishm­e është puna e Luçiano Spaletit? Mendoj se kemi një trajner të madh, që e di ekzaktësis­ht se çfarë të kërkojë nga lojtarët. Thotë gjithnjë atë që i kalon në mendje dhe besoj se ekipi po bën gjithçka që ai po kërkon. Cilat janë objektivat tuaja këtë sezon?

Jemi ende në garë për tre kompeticon­e dhe mund t'i fitojmë të tre. Momentalis­ht jemi të përqendrua­r te kampionati. Nëse luajmë futbollin tonë, mund të thyejmë çdo kundërshta­r.

Në Europë ju pret Lioni. Sa e njihni rivalin tuaj?

E di që janë shumë të fortë dhe kam parë disa ndeshje të tyre. Na pret një sfidë e vështirë, por siç e thashë edhe më parë, ne mund të fitojmë ndaj kujtdo. Mjafton që të japim maksimumin tonë.

E prisnit një Edin Xheko që luan në nivel të tillë para fillimit të këtij sezoni? Askush nuk kishte dyshime tek ai. Vitin e kaluar nuk shënonte sa sivjet, por në Itali është e vështirë për një sulmues. Për më tepër, vjet nuk ka qenë as në formë të mirë fizike dhe në momentet më të rëndësishm­e, nuk pati as fat. Ka një rol të madh në lojën tonë, pasi di të mbajë topin, ka teknikë, pason me saktësi. Po, është sulmuesi i kompletuar që të jep kënaqësi kur luan përkrah tij. Duke pasur Xhekon në skuadër, e di që nëse krijohet një mundësi e vogël shënimi, ai do ta shfrytëzoj­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania