Panorama Sport (Albania)

Ibra thumbon Vengerin: Fitova 2 trofe në 7 muaj

"Provokon" edhe Interin me trofetë e Calciopoli-t: Kam 32

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zlatan Ibrahimovi­ç ka zbuluar se ai është bindur për t'iu bashkuar Junajtid në verë nga fëmijët e tij dhe po e shijon në maksimum "bastin" e fituar me skeptikët që dyshonin që ai do të shkëlqente në Angli. 35vjeçari, i cili shënoi dy herë në finalen kundër Sauthempto­nit në Kupën e Ligës, fitoi trofeun e tij të 32-të në karrierë, përfshirë dy të revokuarit me Juven: "Ky trofe është special, por jo për moshën, sepse unë nuk e kam pasur kurrë merak këtë pjesë, pasi e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por sepse e fitova në Angli. Pas gjithë këtyre viteve, njerëzit thoshin se ai nuk erdhi këtu për të treguar sesa vlen, por unë erdha. Dhe unë erdha atëherë kur njerëzit mendonin se ishte e pamundur që të bëja këtë që po bëj. Ndihem shumë mirë dhe po e shijoj".

Më sollën fëmijët - Por sulmuesi nuk do të kishte ardhur kurrë në Mançester nëse nuk do të kishte qenë këmbëngulj­a e Murinjos dhe e dy djemve të tij, Maksimilia­n 10 dhe Vinsent 8 vjeç. "Mendja ime nuk ishte për këtu. Pastaj fëmijët nisën që të më tundonin dhe Zhoze telefonoi dhe ja tek jam. Edhe dy fëmijët e mi donin që unë të luaja për Junajtid. Në momentin që Mou më telefonoi, ishte thjesht: 'Më thuaj çfarë numri do të mbaj?'".

E ardhmja - Ibra nuk e ka marrë ende një vendim për ta aktivizuar klauzolën e kontratës së tij 1+1-vjeçare, por tha

se ajo nuk do të varet nga kualifikim­i i Junajtid në Champions: "Nuk ka të bëjë me Champions-in. Unë erdha këtu kur klubi nuk ishte në Champions".

Batutat - Ai do të vazhdojë të luajë futboll vetëm nëse arrin që të prodhojë ndeshje siç

ka bërë deri tani. "Do ta mbyll në majë. Nuk do të luaj asnjë ndeshje thjesht sepse jam Ibra dhe për atë që kam bërë në të shkuarën. Nuk do të jem si disa lojtarë të tjerë që luajnë, sepse kanë bërë një karrierë të shkëlqyer". Në intervistë­n pas triumfit në "Wembley", ai nuk

e kurseu humorin me shokun e skuadrës, Pol Pogba, transferim­in më të shtrenjtë të historisë: "Unë erdha falas këtu, kurse ti... Jam një bishë, ndihem si një luan. Çfarë do bëj me 32 medaljet e mia? Ato janë në muze. Kam një shtëpi vetëm për medaljet". Në fund

nuk mungoi as një thumbim për Arsen Vengerin, trajneri që Zlatan refuzoi kur lante te Malmo, vetëm sepse ai i kërkoi që të bënte një provë tek Arsenali: "Pas 7 muajsh unë numëroj dy trofe me këtë klub. Ka disa klube të tjera që nuk fitojnë prej 10 vitesh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania