Panorama Sport (Albania)

Ringjallet Leiçesteri, Vardi “tërbohet” pa Klaudio Ranierin

Kampionët mundin 3-1 Liverpulin, tifozët protesta për shkarkimin

-

Tani për tani ekuacioni u jep të drejtë pronarëve. A ishte i drejtë shkarkimi i Klaudio Ranierit? Është e vështirë që Leiçesteri të tregonte një figurë si ajo e sezonit të shkuar pa u trazuar ujërat, megjithatë këtë do ta tregojë koha, ose ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë. Kampionët ngrenë kokën në javën më të vështirë të sezonit. Pas shkarkimit të trajnerit dhe 5 humbjeve radhazi, por edhe 0 golave të realizuar, mundin 3-1 Liverpulin falë Vardisë dhe Drinkuotër­it. Atmosfera - Tifozët e Leiçesteri­t e bënë menjëherë të qartë se në cilin krah ishin në lidhje me shkarkimin e trajnerit të tyre, duke vendosur maskat me fytyrën e tij në "King Power Stadium". Një

makinë funerali me kurora dhe mbishkrimi­n "Futbolli Vdiq" kaloi përpara stadiumit, ndërkohë që brenda impiantit u shpalosën me dhjetëra banderola pro trajnerit që shkroi historinë 8 muaj më parë. Por kundër skuadrës nuk pati asnjë vërshëllim­ë, përkundraz­i ata u vendosën në mbështetje të heronjve të tyre që prej minutës së

parë dhe skuadra e justifikoi gjithçka me një start superagres­iv. Dhe loja e kampionëve i mori frytet e saj në minutën e 28-të: Ollbrajton lëshon një top të zgjuar në thellësi për Vardin, ashtu si një vit më parë dhe shpërthimi në hapësirë i sulmuesit nuk i lë asnjë shans Minjolesë, të cilin e mposht në shtyllën e tij të parë. Goli i parë për Leiçesteri­n

në vitin 2017 në kampionat dhe merr fund agjërimi prej 637 minutash pa shënuar. Rikthehet Vardi, por rikthehet edhe Deni Drinkuotër: 11 minuta më vonë Milner largon me kokë një top nga zona që përfundon jashtë zone në këmbët e mesfushori­t, i cili lëshon një silurë fluturimth­i nga 25 metra, duke mos i lënë asnjë shans Minjolesë. Festa e vendësve vijon edhe në pjesën e dytë me Vardinë që këtë herë shënon me kokë pas krosimit perfekt të Fuksit. Kutinjo shkurton diferencën në 68', por fitorja e Leiçesteri­t nuk vihet kurrë në dyshim. Kampionët dalin nga zona e rënies dhe ngjiten të 15-ët në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Liverpuli humbet shansin për t'u ngjitur të tretët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania