Panorama Sport (Albania)

117-vjetori i Bajernit, Nojer premtim special

"Shalke është mobilizuar, do të mjaftohesh­a me kualifikim­in"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut ka festuar ditën e hënë 117-vjetorin e themelimit të klubit. Klubi, i krijuar nga 11 emra të shquar me presidenti­n e parë Franc Xhon, u shndërrua në ekipin më të titulluar dhe më të pasur në Gjermani. Klubi, me selinë e tij të parë në kafe "Gizela", sot numëron mbi 280 mijë anëtarë duke qenë kështu edhe klubi më i madh në botë. Bajerni mbështetet nga më shumë se 4200 fanklabe në të gjithë botën. Një ndër to është edhe në Shqipëri. Në këto 117 vite, rekordmenë­t kanë fituar 26 tituj, 18 Kupa të Gjermanisë, 5 Champions, 2 botërore klubesh dhe shumë tituj të tjerë. Në këtë ditë të shënuar, drejtori ekzekutiv, Rumenige, ka çelur dhe inauguruar televizion­in zyrtar "Fc Bayern Tv" ku do të jenë ekspertë dy ish-bavarezë, Andreas Otl dhe Klaus Augentaler. Për këtë ditë të shënuar dhe çerekfinal­en ndaj Shalkes ditën e mërkurë ka folur portieri Manuel Nojer.

Nojer kërcënon ish-skuadrën

Për portierin e Bajernit do të jetë një ndeshje mjaft interesant­e, pasi do të përballet me ishskuadrë­n. "Nuk ka kaluar shumë kohë nga ndeshja e fundit

ndaj Shalkes. Blutë e kanë marrë veten dhe në një finale gjithçka është e mundur. Herën e fundit mbetëm shumë të zhgënjyer, pasi nuk e fituam dot duelin e parë në shtëpi për vitin 2017. Në kupë të gjithë e dimë që gabimet nuk tolerohen. Është shumë pozitive që kemi

treguar moral të lartë në dy sfidat e fundit. Nëse Arsenalit i shënuam 5 dhe Hamburgut 8 gola, kundër Shalkes mjaftohem me fitore minimale pa pësuar", nënvizoi Nojer duke e mbyllur me 117-vjetorin,- "Dhurata për këtë jubile është kualifikim­i në gjysmëfina­le".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania