Panorama Sport (Albania)

Favoret, ‘sherr’ mes Pike dhe Ramos

Futbollist­i i madrilenëv­e: Mendova se foli Mesi, pasi Xherard nuk më surprizon

-

Reali i Madridit fitoi me përmbysje kundër Vijarealit, në një ndeshje që u shoqërua me shumë polemika. Pas drejtuesve dhe lojtarëve të ekipit humbës që shigjetuan arbitrin e ndeshjes, nuk ka munguar që të futet në polemika edhe mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike. Ky i fundit ka akuzuar gabimet që ka bërë arbitri në dy raste, sidomos te një penallti e mohuar të Vijarealit. Madje, ka shprehur edhe indinjatë se si disa media janë pro Realit dhe mundohen të deformojnë të vërtetën. "Kundër të njëjtit ekip. 8 pikë. Dhe disa media janë të Realit pa asnjë dyshim", ka qenë një postim i mbrojtësit të katalanasv­e, i shoqëruar edhe me dy tituj të ndryshëm në dy gazeta iberike, ku njëra reklamonte një penallti të munguar, kurse tjetra cilësonte se arbitri mori vendim të drejtë. Gjithsesi nuk kishte se si të mos kishte kundërpërg­jigje dhe për këtë mendoi Serxhio Ramos. "Mendova se kishte folur Mesi dhe kishte thënë fjalë të tilla. Por Xherard Pike

nuk më bën përshtypje. Është e pritshme...", deklaroi futbollist­i i madrilenëv­e, duke nënkuptuar se kundërshta­ri është një kritik sistematik. Ajo që e bën akoma më interesant këtë debat është fakti se të dy lojtarët luajnë si titullarë në qendër të mbrojtjes te Kombëtarja e Spanjës, pa reflektuar aspak që kanë mosmarrëve­shje jashtë fushës së lojës. Pike rrezikon edhe të dënohet për statusin e fundit kundër arbitrave, pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka njoftuar se do e hetojë. Nuk është hera e parë që ai ndëshkohet për qëndrimet e tij, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë kundër gjyqtarëve dhe kundër rivalëve historikë të Real Madridit. Madje, prej këtij "statusi" që ka fituar, është vërshëllye­r shpeshherë edhe kur ka luajtur me përfaqësue­sen e Spanjës.

AGUERO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania