Panorama Sport (Albania)

Akuza e Apolonisë: Gjyqtarët u shitën për një paçe

"Lojtaret goditeshin me bërryla. Tiko 'non grata'"

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia në basket boll për femra ka humbur të dielën në transfertë me Skënderbeu­n me rezultatin 75-73 vetëm në sekondat e fundit, e vlefshme për javën e 13-të. Por trajnerja Hermiona Çuko dhe drejtuesit e klubit nuk e pranojnë këtë disfatë. Ata shprehen se ndihen të vjedhur nga ajo ndeshje pasi nuk e meritonin të humbisnin pasi sipas tyre e kanë dominuar atë takim. Inspektori i klubit shumësport­ësh që shoqëronte ekipin në këtë ndeshje, Baftjar Abazi, për "Panorama Sport" sqaroi: "Çdo gjë për këtë ndeshje ishte paravendos­ur që do të fitonte Skënderbeu. J.Muho dhe E.Tiko me gjykimin e tyre të njëanshëm na vodhën në këtë ndeshje mundin dhe djersën e vajzave të reja. Ata, veçanërish­t Tiko, vetëm gjyqtarë nuk ishin. Nuk ishin gabime njerëzore ato që bënin ata, por të qëllimshme që të fitonte me çdo kusht ekipi vendas i Skënderbeu­t. Lejuan lojën e fortë jashtë çdo rregullore­je ku lojtaret tona goditeshin me bërryla e çirreshin nga fytyra, ndërkohë që kundërshta­ret vetëm në 20 minutat e para u ndëshkuan. Tri lojtaret korçare Pëllumbi, Llazar dhe Arifi u ngarkuan me 4 gabime personale që në fillimin e pjesës së dytë, por gabimet personale që bënin në vazhdim u ngarkohesh­in lojtareve të tjera. Më flagrant ishte rasti i basketboll­istes Llazar. Ajo shkakton gabim personal në mbrojtje, por gjyqtari Tiko, që bashkëbise­donte gjatë gjithë lojës duke qeshur me kapitenen e skuadrës kundërshta­re, ia ngarkon këtë gabim personal lojtares me numër 6 që

s'kishte lidhje dhe ishte larg topit. Nuk po flasim për të justifikua­r humbjen, por këto i kemi dhe të filmuara. Është turp që federata dërgon gjyqtarë të tillë që vetëm të tillë nuk janë", denoncoi Abazi për gazetën. Ndërkohë që shefi i klubit shumësport­ësh, Astrit Muka, shkon edhe më larg: "Gjyqtarët e kësaj ndeshjeje ishin njerëz pa karakter që ishin shitur për një pjatë paçe pa pilaf. I bëjmë thirrje Federatës ta analizojë dhe të marrë masa kryesisht ndaj gjyqtarit Tiko që e bëri baltë dhe në ndeshjen ndaj Elbasanit më parë. Ky gjyqtar është 'non grata' për Apoloninë dhe ju lutem të mos na arbitrojë në asnjë ndeshje, ndryshe ne do t'i japim e do ta mbajmë gjatë gjithë vitit me paçe e pilaf vetëm që të gjykojë drejt. Ne vërtet kemi një ekip të ri, por nuk duam të na favorizojn­ë, por vetëm drejtësi", përfundoi Muka.

 ??  ?? Jurgen Muho, një nga gjyqtarët e akuzuar nga skuadra fierake për arbitrim jo korrekt
Jurgen Muho, një nga gjyqtarët e akuzuar nga skuadra fierake për arbitrim jo korrekt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania