Panorama Sport (Albania)

Shumësport­ëshi i Elbasanit, 240 milionë lekë nga Bashkia

-

Para pak ditësh, Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit miratoi buxhetin për vitin 2017. Ndër të tjera, në këtë buxhet u përfshi edhe sporti, ku në total Bashkia e Elbasanit akordoi 42 milionë lekë të rinj. Mirëpo, nëse për futbollin kishte 0 lek në buxhet, për shkak se ky institucio­n i ka shitur aksionet te kompania angleze, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sportet e tjera, sepse me sa duket të gjitha këto para do të shkojnë te shumësport­ëshi dhe mirëmbajtj­a e terreneve sportive. Në dokumentin zyrtar që zotëron "Panorama Sport" për sa i përket buxhetit të këtij viti, bie në sy që pjesa më e madhe e tij është akorduar për rroga dhe shumë pak për investime, edhe pse për hir të së vërtetës kërkesat për të riparuar diçka në sport janë më të mëdha. Buxheti - Kështu, shumësport­ëshi do të përfitojë nga ky buxhet afro 24 milionë lekë të rinj, ndërsa mirëmbajtj­a e terreneve sportive afro 17 milionë. Pjesa më e madhe sigurisht që do të shkojë për të paguar punonjësit që janë në varësi të këtyre sporteve. Vlen të përmendet se vetëm 270 mijë lekë do të jenë investimet te shumësport­ëshi, ndërsa te mirëmbajtj­a e terreneve vetëm 223 mijë. Kështu, investimet në total për këtë vit do të jenë vetëm 493 mijë lekë të rinj. Këto pak para do të investohen te blerja e një tapeti për artet marciale, kompjuter, pajisje të ndryshme etj., për sa i përket shumësport­ëshit dhe do të kushtojnë 270 mijë lekë të rinj. Ndërkohë, te terrenet sportive, do të investohet në blerjen e një shtylle volejbolli për pallatin e sportit në vlerën e 160 mijë lekëve të rinj, si edhe blerjen e një tabele elektronik­e 24 sek., në vlerën e 63 mijë lekëve të rinj. Në total do të ketë vetëm tri investime të vogla në sport për 2017-ën. Përveç këtyre investimev­e në buxhet nuk janë parashikua­r të tjera për këtë vit. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania