Panorama Sport (Albania)

NBA, San Antonio si "uragan" me Lejkërs

-

Një tjetër kryevepër mban firmën e Rasëll Uestbruk, i cili udhëhoqi Oklahoma Sitin në suksesin 118-110 kundër Nju Orlins. 28-vjeçari nga "Long Beach" regjistroi tripletën e 29- të sezonale dyshifrore dhe e treta radhazi. Madje, perioda e katërt ka qenë e frikshme për të. 21 pikë të shënuara vetëm në këtë pjesë loje, njëherësh më i miri për të në karrierë si bilanc. Tri minutat e fundit kanë qenë të mahnitshme pasi të gjitha pikët e shënuara ishin të tij. Nga kampi tjetër nuk mjaftoi Entoni Devis me 38 pikët e shënuara dhe Pelikans u detyruan të dorëzohen "mbretit" të "Chesapeake Energy Arena", autor i 41 pikëve, 11 asisteve dhe 11 topave në tabelë. Për Pelikans kjo është humbja e tretë radhazi. Në "Staples Center" në Los Anxhelos një "uragan" godet Lejkërs. Dhe ai që vjen nga San Antonio Spërs, të cilët i japin fund edhe serisë së transferta­ve me fitoren 119-98. Kjo ishte futorja e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit për teksanët jashtë fushës së tyre. Rezultati megjithatë është gënjeshtar sepse dominimi i teksanëve është i dukshëm: +12 pikë pas tetë minutave lojës. Vetëm në periodën e parë Kauhi Leonard do të shënonte 16 pikë nga 25 në total. Më pas skuadra mike ka administru­ar me sukses avantazhin. Shërbyes të triumfit të 45- të sezonal ishin gjithashtu Oldrixh dhe Gasol me 16 dhe 15 pikë. Ndërsa nga Lejkërs ngushëllim­i i vetëm ishte Ingram me 22 pikët e realizuara, maksimumi për të këtë sezon. Detroit-Boston 98-104 Toronto-Portland 112-106 Oklahoma -Pelikans 118-110 Klipers-Sharlot 124-121 Denver-Memfis 98-105 Uashington-Jutah 92-102 Lejkërs-San Antonio 98-119 Miliuoki-Feniks 100-96

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania