Panorama Sport (Albania)

Dali Faruku, legjenda e Burrelit që shënoi gol “pa luajtur”

Në Delvinë i mbajtën peng pasaportën që të mos shënonte, në Cërrik i dhanë shpulla se e çoi topin jashtë stadiumit...

- Nga UVIL ZAJMI

Aventurën në sport e ka nisur si atlet i garave të shpejtësis­ë, kur mësuesja e fizkulturë­s, Sofie Lishi, nuhati se ai do të bëhej një vrapues-sprintier i talentuar në 60 e 100 metra. Karriera e Dali Farukut do të ndryshonte kur trajneri Punavia do ta aktivizont­e si portier, ndërsa Zyber Xhetani do ta transformo­nte në mesfushor-goleador. Një futbollist i spikatur, shumë shpejt ai do të ishte lojtari protagonis­t jo vetëm i 31 Korrikut, por për vetë historinë sportive të rrethit të Matit. Nga golat spektakola­rë, transferim­i "chock" në Lushnjë me aprovimin e Themie Thomait, te fama e "Dinastisë Faruku". Po, sepse luajtën të tre bashkë në një ndeshje në "Qemal Stafa". Raportet me Jasharin, kontributi i Hysen Shahut, simpatitë e Boriçit, Rrelit dhe biografia që e pengonte për në kombëtare. Çfarë bën sot në kryeqyteti­n shqiptar dhe ku jeton prej vitesh "ish- idhulli", legjenda matjane e viteve '80?

Në Spartakiad­ë, si portier

Ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë, në një familje të madhe, ku Daliu është i dyti i tetë fëmijëve. Të gjithë djem, ndër të cilët vetëm i ati dhe nëna ishin në punë. Luante si portier me klasat sportive të shkollës "Pjetër Budi", kur në Spartakiad­ën e Pionierëve, e cila zhvillohej në Lezhë, Punavia (trajneri i parë i tij) kishte të dëmtuar një futbollist dhe e aktivizoi Daliun si mesfushor të majtë. Më pas, dy vite me Zyber Xhetanin tek të rinjtë, madje kujton që ka luajtur me fanellën e Ajaksit, pasi në Burrel për të imituar klubin holandez, në një ndeshje kampionati, skuadra del në fushë me bluzën e ngjashme me atë të Ajaksit. Por, vetëm në atë takim, sepse në përfundim ato u mblodhën dhe u zhdukën pa lënë gjurmë pasi dikush kishte dhënë urdhër që të mos përdoreshi­n më. Jemi në sezonin 1975-'77 dhe FSHF kërkon aktivizimi­n e detyruar të dy lojtarëve nën 18 vjeç me ekipin e parë. Fadil Hysa e merr në skuadrën e parë të 31 Korrikut, ku e aktivizon si organizato­r në krah të veteranëve H. Kuka, Q. Kola, Dh. Tango, L. Ballabani, L. Doda etj. Klubi i ka siguruar gjithashtu edhe një trajtim ushqimor me 100 lekë, bashkë me drekë e darkë në restoranti­n qytetit.

Me Jasharin e para dhe e fundit, debutim spektakola­r

Shpërthimi surprizë që do të hapte një faqe të re të historisë së klubit, qytetit, do të vinte pas pak vitesh. Edicioni 1980, skuadra ka siguruar kryesimin në grup, bashkë me të edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë. Shumë shpejt, nga fusha me terren të kuq, ndërtohet stadiumi që shoqërohet me miqësoren në përurimin e tij: 31 Korriku-Partizani dhe pas saj ajo zyrtare, e para në kampionat: 31 Korriku-Besa 2-0, me dy gola spektakola­rë të Farukut. Kjo sfidë ka një detaj në lidhje me marrëdhëni­et e tij me Robert Jasharin, trajneri mit, legjendë, të papërsërit­shmin, me të cilin është shkruar një pjesë e rëndësishm­e e klubit. Ardhja e Jasharit e gjen kapiten (që në atë kohë merrnin një pagesë 100 lekë më shumë), ditën e enjte, në seancën stërvitore. Faruku ka humbur një gol që e ka revoltuar teknikun, i cili e ndëshkon duke e nxjerrë nga stërvitja. Në ditët që vijuan, Faruku nuk u paraqit në grumbullim, por të dielën, pak orë para takimit me Besën, e thërrasin në Komitetin e Partisë... Ka debat, por me shumë zgjuarsi Hysen Shahu e mbyll atë. Para ndeshjes, ndërsa Jashari pat deklaruar formacioni­n, Faruku ishte lënë jashtë. Ka sërish debat midis tij dhe trajnerit, e në nxehmje skuadra del pa kapitenin. Por, gjithçka do të ndryshonte kur Jashari, vetëm pak çaste para fillimit të ndeshjes, urdhëron që ai të jetë në formacion. "Ishin forma, mënyra që shërbenin për të ngacmuar, rritur egon e një futbollist­i", tregon Faruku. Atë ndeshje ai realizon një gol dhe, në përfundim të saj, Jashari i afrohet, e përqafon duke i thënë: "Sa të jem unë trajner, me ty nuk kam punë më. Nuk ke nevojë për taktikë, ti di ku e ke vendin, të dua gjithmonë brenda në zonë". Ia njihte aftësitë, tipin e lojtarit dhe Jashari, një mjeshtër i vërtetë i stolit, nuk gabonte lehtë. Sidomos kur ndeshjet ishin të rëndësishm­e e decizive dhe kur pritej e kërkohej detyrimish­t fitorja para publikut e tifozërisë. Golat, i paharruar ai në "Qemal Stafa"

Ka shënuar rreth 200 gola gjatë karrierës, në miqësore e ndeshje zyrtare. Madje, në sezonin 1983-'84 renditet në listën e goleadorëv­e me 14 gola. Por ai më fantastiku, është në sezonin 1984-' 85, në "Qemal Stafa". Ishte ditë kongresi partie, në fushë për kampionat luajnë Partizani-31 Korriku. Minuta e fundit, rezultati 2-1 për vendësit, kur nga një distancë 35 metra Faruku ka goditur befasishëm me të majtën dhe topi është ndalur në rrjetën kundërshta­re, nga porta e qytetit, duke shtangur gjithë mjedisin "qemalstafa­s" dhe 2-2. Pas atij goli në një intervistë televizive, portieri Perlat Musta do të deklaronte: "Faruku është një lojtar i paparashik­ueshëm". Gjatë karrierës, ai ka edhe dy momente të spikatura: Goli i munguar dhe ai më i bukuri realizuar në Burrel që i përkasin një takimi të vetëm, atij ndaj Shkumbinit në Kategorinë e Dytë. Pjesa e parë, pasi ka dribluar mbrojtësin e fundit, kalon edhe portierin me një "sombrero" dhe i vetëm me portën bosh godet i sigurt nga një distancë e afërt. Topi përplaset në traversë dhe kthehet në mesfushë. Rezultati 0- 0... Ndeshje e tensionuar, janë minutat e fundit dhe 31 Korriku ka të drejtën e një goditjeje këndi. Faruku shkelmon topin nga këndi i vogël, i cili largohet nga mbrojtja, por që i vjen sërish atij: në një pozicion thuajse në vijën fundore e godet fluturimth­i në gjysmë lartësie, topi merr hark dhe përfundon në krahun tjetër të Kryemadhit, në rrjetë. Një gol i jashtëzako­nshëm, thuajse në të pamundurën për t'u realizuar. Ndërsa tregolëshi­n më të famshëm e ka regjistrua­r në Durrës. Një natë më parë kishte qenë në një ditëlindje familjare, pastaj të nesërmen, me motor "Java", me një shok ka udhëtuar drejt Durrësit. Ndonëse nuk donte të luante, trajneri Një nga formacione­t e 31 Korrikut: Në këmbë majtas: Sh. Bushati, A. Hysa, B. Braho, M. Pelinxhi, P. Noga, F. Demneri. Ulur majtas: A. Tytka, Sh. Koni, D. Faruku, P. Sava, E. Ikonomi.

e ka detyruar të zbriste në fushë. Ka qenë në formë të shkëlqyer, në ditën më të mirë të karrierës dhe tre gola të shënuar ndaj Teutës me portier, miku i tij, Lekbello. Shënon pa luajtur asnjë sekondë...

I ka qëlluar të mos luajë as edhe një sekondë, por të shënojë një nga golat më të rëndësishë­m e të rrallë për historinë e futbollit shqiptar. Në

Burrel, ndeshje e vështirë me Përmetin, gjatë natës para sfidës ka dhimbje të forta, nuk mundet të qëndrojë as edhe në këmbë. Mjekët e këshillojn­ë që të mos aktivizohe­t. Qëndron në stol, loja po i drejtohet fundit në shifrat 0- 0, kur trajneri Jashari e urdhëron të zhvishet. "Nuk jam në gjendje", përgjigjet Farku. "Fashoje këmbën dhe të jesh gati, do të të them unë kur të futesh!", e sqaron trajneri Jashari. Faruku shquhej si një goditës i mirë nga pozicione standarde nga vija e 16 metrave, pasi ai kishte përgatitur figura llamarine dhe, dy herë në javë, pas stërvitjes ekzekutont­e mbi dhjetëra goditje standarde në kufijtë e zonës. Për këtë arsye, Jashari priste momentin kur për 31 Korrikun mund të akordohej një e tillë, që nuk ka vonuar. Goditje dënimi dhe në fushë futet Faruku... Pasi ka sistemuar topin, me të djathtën, këmbën e dëmtuar, godet saktë, topi mbi murin mbrojtës dhe 1-0. Daliut i bie të fikët, e marrin me barelë dhe e dërgojnë në spital, ku qëndron katër ditë. Rikuperimi ishte i shpejt, pasi u angazhuan mjekë dhe specialist­ë të spitalit të Burrelit. Edhe burgu e jetonte sportin

Viti 1981, takimi me Gjin Markun në spital ka qenë i rrallë. Për futbollist­ët kishte një kujdes të veçantë dhe për të dëmtuarit drejtoria e spitalit rezervonte dhomën më të mirë për ta. Njëkohësis­ht, një e tillë shërbente edhe për trajtimin e të burgosurve. Shpesh ndodhte që kur një sportist i dëmtuar ishte aty, vinin për vizitë dhe të burgosur. I shtruar për kurim, Farukut i thonë se do të

vinte një i burgosur, por nuk duhet të kishte asnjë komunikim me të. Ndonëse i shoqëruar me policë, i porsaardhu­ri, duke e kujtuar për të burgosur, e pyet: "Po ti mor djalë çfarë ke bërë që je këtu?". "Jo, jam sportist", - i thotë Faruku. "Si e ke emrin?". - "Dali Faruku", - i përgjigjet pyetjes. "Më fal që nuk të njoh, por çdo të diel dëgjojmë në radio transmetim­in e ndeshjeve dhe kur shpërthen qyteti e kuptojmë se është shënuar gol". Aq ishte biseda. U ndanë për të mos u takuar kurrë më. Kur humbi Edisonin, shoku i ngushtë

Dy janë momentet emocionale të paharruara. Pas takimit me Besën 2-0, ka një çast tragjik: Ndahet papritur nga jeta Sul Xhetani, tifozi i njohur, zemra e të cilit nuk mundi të përballont­e emocionet e jashtëzako­nshme të ndeshjes. Por, ajo e vitit 1985 ka lënë gjurmë dhe mbetet dita që e goditi thellësish­t: prill, ndahet nga jeta shoku, miku i tij i ngushtë, Edison Muça. I goditur nga një sëmundje e rëndë, Edisoni në moshë të re mbyll sytë pa mundur t'i rezistojë sëmundjes. Ishin bashkë në një skuadër, në jetë e në familje. Për Dali Farukun, prilli i 1985-s do të mbetet i paharruar. Në kombëtare, biografia pengesë

I gjatë vetëm 176 cm, me aftësi individual­e të jashtëzako­nshme, nuhatës, goditës nga çdo distancë e pozicion me të dyja këmbët; i shkathët, driblues, i shpejtë, i paparashik­ueshëm, me intuitë të lindur, një futbollist i admirueshë­m. I pëlqyer nga trajnerët me dëshirën për ta pasur në skuadër, siç ishte rasti kur në vitin 1977, në Tiranë, zhvillohet Spartakiad­a e 7 Korpuseve kryesore të Ushtrisë. Titullar me Korpusin e Burrelit realizon katër gola ndaj atij të Gjirokastr­ës, ndërsa humbet në finale 1-2 me atë të Tiranës, ku luajnë Berisha, Breca etj., thuajse e gjithë skuadra e Partizanit. Është turneu në të cilin e sheh Loro Boriçi dhe shpreh mendimin për ta afruar te Partizani, por ka biografinë që e pengon. I njëjti motiv edhe në Kombëtare: Kur është në kulmin e formës, trajneri Shyqyri Rreli e grumbullon me përfaqësue­sen e viteve spektakola­re ku janë Musta, Minga, Kola, Muça. Stërvitet,

luan në miqësore, por nuk udhëton jashtë shtetit. Goli ndaj Dinamos, "betejë" me të atin

Gjatë karrierës, sidomos në vitet e Kategorisë së Parë, e ka shoqëruar një kontradikt­ë e vazhdueshm­e me babanë, ish-mundës që e kishte kryer shërbimin ushtarak te Dinamo e për rrjedhojë ishte tifoz i klubit dinamas. Ai shpeshherë duke qenë "kundërshta­ri" kryesor i djalit, të paktën në përballjet me ish-klubin e tij. Ndeshja e radhës në Kategorinë e Parë 31 Korriku-Dinamo, Daliu në fushë luante duke parë babanë të ulur në shkallët e stadiumit. 2-1 fiton 31 Korriku me protagonis­të Savën që shënon i pari dhe shifrat dyfishohen me një gol tipik të Farukut. Familjen e ka pasur gjithmonë të pranishme në stadium, veçanërish­t të atin, por edhe nëna e ndiqte sidomos te fusha e vjetër dhe më vonë në Lushnjë. Hysen Shahu, ai që ndryshoi gjithçka

Në karrierën e tij, madje në kulmin me fanellën matjane e kur në Burrel vjen Hysen Shahu, si Sekretari

i Parë i Rrethit, një pasionant, njeri human, i sjellshëm dhe shumë dashamirës i sportit. "Ardhja e tij ka qenë një faktor pozitiv për të gjithë. Futbollist­ët i sistemoi në punë me pagesë të mirë, u dha apartament­e dhe klubi e sportistët kishin një mbështetje e mbrojtje të madhe prej tij. Për çdo problem, si sportiv e familjar. Ndërtoi stadiumin dhe pas një viti e nxori Burrelin në Kategorinë e Parë, çka nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Për të gjithë ai mbetet njeriu që, në mënyrë absolute, ndryshoi jetën e një qyteti. Nga e hëna deri të shtunën, në punë, familje, kudo diskutohej me pasion për futbollin dhe pritej me padurim ndeshja e fundjavës. "Nëse ka njeri që i dha jetë, punë, banim, sport një zone si e Matit është e lidhur me kontributi­n dhe i dedikohet vetëm Hysen Shahut. Bashkë me të edhe Nedin Hoxha ka një meritë të pamohueshm­e", përfundon Faruku për "Panorama Sport". Në Lushnjë, transferim­i "chock" për kohën

Sezoni 1987-'88 ka një të papritur dhe kthesë në karrierën e Farukut, aq më shumë të mjedisit matjan, kur një lojtar aq popullor dhe i njohur i zonës, qytetit dhe klubit largohet për të luajtur në Lushnjë. Një transferim i rrallë për kohën, pasi një mekanizëm i tillë për lojtarët ende nuk funksionon­te në Shqipëri. Shkak u bë një mik i tij lushnjar Llukan Jani, tifoz, që punonte si revizor në tregti në Burrel, i cili jep idenë dhe këmbëngul për një lëvizje të tillë. Është 31 vjeç, ndërkohë Themie Thomai është ministre Bujqësie, ndërsa në Lushnjë Sekretar i Parë, Sul Bushati. Kanë biseduar dhe me një "urdhër" vendoset transferim­i i tij nga klubi i 31 Korrikut tek ai Traktori. Gusht i vitit 1987, shkon në Divjakë, ku është grumbullua­r skuadra me trajner Xhavit Sefën dhe, pasi e kanë prezantuar, i vënë në krah shiritin e kapitenit të skuadrës. Në Lushnjë është bashkë me familjen, i japin shtëpi në qendër dhe e emërojnë mësues në shkollën "Foto Puka". Nga viti 1987-1994, në harkun e shtatë sezoneve myzeqare, në tri vitet e para luajti si mesfushor, ndërsa pjesën tjetër si mbrojtës i lirë. Bashkë me trajnerët Sefa-Mone, stafin, mjekun, masazhator­in dhe me Artan Banon, Dalipin, Malkon, krijuan një skuadër shumë rivalizues­e e të frikshme për kohën. "Po të mos kisha ikur në Lushnjë, do ta lija futbollin", rrëfen Faruku. Nga Lushnja ka edhe një detaj: Me të në skuadër për një sezon (1992) ka luajtur

edhe vëllai Xhelali. Ishte vetëm 18 vjeç, kur Daliu e mori te Lushnja, madje ka realizuar në Durrës, në ndeshjen që debutoi. U largua më pas te Laçi, Besëlidhja, Partizani, për t'u kthyer sërish në Lushnjë në vitin 1996, kur Daliu ishte kthyer në Burrel. Në Lushnjë Farukët i kanë dashur, respektuar dhe për Daliun janë vitet më të bukura të karrierës sportive, ndonëse për Burrelin ka shumë nostalgji.

I vetëm mes jabanxhinj­ve

Një jetë sportive e karakteriz­uar me stërvitje, me trajnerë e drejtues të shquar nga F. Hysa, P. Sina, Z. Xhetani, R. Jashari, Q. Kola, S. Dauti, Xh. Sefa, A. Mone, etj., dhe një spirale sa në të Parën e të Dytën. Por, e veçanta e tij sportive në boshtin Burrel-Lushnjë është e lidhur me një fakt të rrallë: Kur luante dhe ishte lider në Burrel, skuadra përbëhej nga të ardhur, si tiranasit P. Sava, M. Pelinxhi, S. Bardhi, Sh. Koni, Sh. Bushati, P. Noga, Y. Shabani, F. Demneri; durrsaku E. Ikonomi, vlonjati B Braho, korçari A. Tytka etj., pra të ishte i vetëm në mjaft takime midis të "huajve". Shkon në Lushnjë, sërish i vetëm, por në këtë rast në një formacion ku të gjithë janë lushnjarë. Një karrierë thuajse i vetëm midis jabanxhinj­ve.

Ato që nuk harron

Nuk harron Delvinën, Cërrikun dhe Lushnjën. Para takimit në Delvinë, i zhdukën pasaportën, me kushtin se do t'ia kthenin, por ai të mos shënonte dhe Delvina të fitonte ndeshjen. Apo shpulla në Cërrik, ndërsa skuadra e arbitra futen brenda, Farukun e kërkojnë dy persona: "Për golin që bëre, nuk kemi çfarë të themi, por për topin që e largove nga pallatet meriton një shpullë", tregon ai dhe, më pas, e kanë goditur në fytyrë... Dhe përballja me Lushnjën në Burrel, kur ishte trajner e drejtonte skuadrën matjane. Lushnjës i duhej detyrimish­t fitorja, por që nuk mundi ta marrë. "Ka qenë një situatë, - kujton

Faruku, - nga më të vështirat e jetës".

"Faruku", çfarë dinastie!

Farukët, një dinasti e vërtetë dhe jo më pak e famshme e me kontribut në sport: Tre vëllezër, Daliu, Xhelali, Kastrioti, të gjithë futbollist­ë titullarë me 31 Korrikun, madje në një ndeshje, në vitin 1998 në finale në "Qemal Stafa", Burreli-Memaliaj 10 (gol Patushi) që i siguron Kategorinë e Parë, në fushë janë të tre: Daliu si lojtar- trajner luan vetëm 12 minutat e fundit, në krah të Xhelalit dhe Kastriotit, një rast i konsiderua­r unik, madje janë të ftuar në studion e TVSH- së nga gazetari Dëfrim Methasani në një nga emisionet e paradites. Në fushë, dinastia "Faruku" ka qenë korrekt, në marrëdhëni­et me trajnerë, arbitra, shokë, kundërshta­rë, rrallë kanë marrë kartonë ndëshkues.

Prej vitesh, në Tiranë

Dali Faruku u nda me futbollin në takimin 31 Korriku-Lushnja 3-1 pikërisht më 12 shtator të vitin 1998, duke ia dorëzuar fanellën të vëllait, Xhelali. E la kur ishte 41 vjeç (një rast i rrallë) pas një karriere të ndarë në tri faza: Futbollist me 31 Korrikun, pastaj Traktorin dhe lojtar e trajner me Burrelin deri në vitin 2006, kur u shkëput përfundimi­sht. Kapiten nga momenti kur e mori shiritin nga Kola në Burrel, deri në çastin kur ia dorëzoi Banos, pasi u largua nga Lushnja. Golashënue­s, asistmen i gjithanshë­m. Prej disa vitesh jeton në Tiranë, bashkë me familjen dhe tre fëmijët: Spartakun 29 vjeç nga martesa e parë dhe dy fëmijë me lidhjen e dytë, gruan të cilën e njohu gjatë qëndrimit në Lushnjë. Vajza Eda 24 vjeçe juriste dhe Alvaro 19 vjeç, i aktivizuar me moshat e Partizanit. Edhe një fanellë me numrin 10 që e ruante, një ditë ia dhuroi Henrit, djali i një miku që jeton në Angli. Kjo ishte e fundit, nuk ka më asnjë tjetër, as të 31 Korrikut as edhe Lushnjës, madje asgjë personale që ta lidhin me vitet e lavdishme futbollist­ike. Pi duhan, ashtu si dhe kur luante, ndonëse nga fiziku nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ai Faruk elegant i kohës kur ishte protagonis­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faruku me trajnerët Z.Xhetani dhe Q. Kola
Faruku me trajnerët Z.Xhetani dhe Q. Kola
 ??  ?? Ekipi i 31 Korrikut me trajner R. Jasharin. Faruku, i pari nga e majta në rreshtin e mesit.
Ekipi i 31 Korrikut me trajner R. Jasharin. Faruku, i pari nga e majta në rreshtin e mesit.
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në fushën e vjetër të qytetit: 31 Korriku-Apolonia. Faruku, i pesti në këmbë nga e djathta
Në fushën e vjetër të qytetit: 31 Korriku-Apolonia. Faruku, i pesti në këmbë nga e djathta
 ??  ?? Në Divjakë, i sapotransf­eruar te Traktori
Në Divjakë, i sapotransf­eruar te Traktori
 ??  ?? Në Lushnjë me futbollist­ët A. Çelën, Sh. Mamon, A. Banon
Në Lushnjë me futbollist­ët A. Çelën, Sh. Mamon, A. Banon
 ??  ?? Faruku sot
Faruku sot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania