Panorama Sport (Albania)

Mediat gjermane “masakrojnë” Mërgim Mavrajn

-

Paraqitja e Mërgim Mavrajt në ndeshjen e Hamburgut kundër Darmshtad në fundjavë ka lënë shumë për të dëshiruar dhe mediat gjermane nuk janë kursyer me mbrojtësin shqiptar pas humbjes 2-1 që rrezikon përsëri ekipin e tij. Gazeta "Hamburger Abendblatt", duke bërë vlerësimet e sfidës, ka arritur deri aty saqë e ka cilësuar si futbollist­in më të rëndësishë­m për ekipin kundërshta­r. "'Njeriu i ndeshjes' për Darmshtadi­n. I ndihmoi miqtë me një gabim si para golit të parë, ashtu edhe të dytë, duke u dhënë fitoren e parë në transfertë në këtë sezon", shkruhej në këtë gazetë. Ndërkohë "Kicker", për të dytën herë në këtë sezon, i ka vënë mbrojtësit shqiptar notën 6 (zakonisht notat që vë janë nga 1 te 5).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania