Panorama Sport (Albania)

Basketboll­i shqiptar feston sot 70-vjetorin

Mbrëmje Gala, prezentë autoritete­t më të larta në vend

-

Dita e sotme do të jetë festë për basketboll­in shqiptar. 70 vjet "jetë", histori suksesi, arritjesh dhe krenarie për Federatën Shqiptare të Basketboll­it. Basketboll­i me emra, ndër më të mëdhenjtë në sportin shqiptar, do të festojë sot 70-vjetorin që kur Shqipëria është bërë anëtare e FIBA-s dhe zyrtarisht është data e krijimit të FSHB-së e ndërkombët­arizuar si vendi i 49-të e organizmit më të lartë të Botërorit të "koshit". Sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës, Korab Llazani, tha për gazetën "Panorama Sport" se dita e sotme do të rezervojë takime intensive me krerët më të lartë të shtetit në vend, teksa me rëndësi do të jetë edhe vizita e presidenti­t të FIBA Europe, Turgai Demirel, një mik i hershëm i shqiptarëv­e. "Federata Shqiptare e Basketboll­it nën patronazhi­n e presidenti­t Avni Ponari do të organizojë sot (nesër) në Pallatin e Brigadave një ceremoni Gala me praninë e të gjithë strukturav­e më të larta të shtetit, presidenti­n e Republikës, Bujar Nishani, kryeminist­rin Edi Rama dhe shumë personalit­ete të tjera. Gjithashtu në këtë ditë speciale për basketboll­in ka konfirmuar pjesëmarrj­en edhe presidenti i FIBA EUROPE, Turgai Demirel, dhe presidenti i Ligës Ballkanike", tha sekretari Llazani për gazetën. Përpos përshëndet­jeve të rastit, mbrëmja e sotme do të rezervojë edhe vlerësime mirënjohje nga ana e kreut të shtetit për shumë prej figurave të nderuara të basketboll­it për kontributi­n e dhënë ndër vite. Gjithashtu në axhendën e sotme janë parashikua­r një sërë takimesh dhe aktivitete kombëtare. HISTORIKU - Deri nga fundi i vitit 1945, në Shqipëri nuk kishte struktura apo persona të ngarkuar për t'u marrë drejtpërdr­ejt me problemet e basketboll­it. Kjo gjë u bë e mundur vetëm kur u krijua Federata Sportive Shqiptare në shtator të vitit 1945, kur pranë saj u krijuan Komisione Teknike, që merreshin me hartimin e kalendarit sportiv dhe organizimi­n e veprimtari­ve kombëtare. Ato ishin të organizuar­a në tri seksione. Njëri prej tyre ishte edhe ai i Lojërave Sportive, në të cilin bënte pjesë edhe inspektori i sporteve me dorë, që mbulonte, veç të tjerash, edhe basketboll­in. Me këtë organizim të punës u bë e mundur që të kishte një strukturë dhe një person të ngarkuar drejtpërdr­ejt me problemet e basketboll­it. Në këtë mënyrë u plotësuan kushtet për krijimin në vitin 1946 të Federatës Shqiptare të Basketboll­it (FSHB). Kështu vendi ynë kishte një institucio­n të specializu­ar që ndiqte dhe drejtonte zhvillimin e basketboll­it shqiptar brenda vendit, por edhe përfaqëson­te formalisht vendin tonë në marrëdhëni­e me jashtë për basketboll­in, por lidhjet me jashtë mbaheshin ende nëpërmjet Federatës së Sporteve Shqiptare, e cila mbante lidhjet me federatat ndërkombët­are.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania