Panorama Sport (Albania)

Refuzoi të sfidonte Tiranën, Bakaj: Nuk ma bënte zemra!

Reagon administra­tori i Vllaznisë, Gjyrezi: U tregua i sinqertë, por jo profesioni­st Suad Lici: Bakaj e goditi Vllazninë, klubi u shthur në fazën e katërt Bulku “trazon” Tiranën, Josa nuk kursen askënd

-

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, është mungesa e madhe në ndeshjen ndaj Tiranës, për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e kaluar në Durrës. Dje mesfushori nuk ka udhëtuar me ekipin në Ulqin, por në momentin që shokët e skuadrës janë nisur, ai ka qenë aty dhe i ka takuar, ndërsa ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Shtubina ka komentuar edhe rastin e Elis Bakajt. "Të jem i sinqertë, Bakajn nuk mundem ta paragjykoj, pasi është një vendim i vështirë për të. Ka diskutuar me drejtuesit dhe është rënë dakord që të mos luajë, duke pasur parasysh presionin dhe gjendjen që ka ai djalë", ka thënë fillimisht kapiteni kuqeblu, ndërsa më pas ka folur rreth situatës në skuadër. "Vllaznia nuk ka ardhur me këmbët e veta në këtë situatë, ka ardhur edhe me hile. Ndoshta njerëzit nuk i dinë, ndoshta njerëzit duan t'i harrojnë, por këtë nuk e them për justifikim, por e them se është e vërtetë. Vllaznia ka gabuar vetëm me Korabin, ndërsa ndeshjet e tjera është munduar të luajë, është munduar të japë maksimumin, por disa gjëra nuk kanë shkuar. Tashmë na pret një ndeshje shumë e vështirë, që duhet fituar. Tirana është më në presion, ndërsa Vllaznia ka forca, ka ekip dhe djem shkodranë që duan të luajnë, të tregojnë në atë ndeshje se sa vlejnë? Unë nuk e mendoj kurrë dështimin, madje as barazimin jo. Vetëm fitore do të ketë", theksoi Shtubina. Në fund, ai u bëri apel edhe tifozëve shkodranë. "U bëj thirrje tifozëve që të mos e lënë në baltë ekipin si tifozët e Tiranës skuadrën e tyre. Të mos gabojnë siç kanë gabuar ata. Besoj se do vijnë në stadium dhe do e mbështesin ekipin për 90 minuta, sido që të shkojë loja. Skuadra ka nevojë për tifozët dhe duhet ta mbështesim, siç edhe unë do të jem tifoz këtë ndeshje", ka përfunduar numri 10 i skuadrës kuqeblu, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Teutës mori dy kartonë të verdhë në një hark të shkurtër kohor, duke humbur ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit. A.Uruçi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania