Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, gati lista e spastrimev­e

Pritet që të largohen disa nga “yjet” e skuadrës, ja emrat e parë të merkatos së verës

- LLAZI SARO

Humbja e titullit ka bërë që klubi i Skënderbeu­t të bjerë në qetësi. Natyrisht që zhgënjimi ka qenë i madh, kjo edhe për faktin se korçarët luftuan deri në fund për titullin, por, gjithsesi, situata në klub duket e qetë. Bardhekuqt­ë kanë edhe një ndeshje formale kundër Partizanit në fundjavë, më pas e gjithë vëmendja do të spostohet në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës, që do të luhet më 31 maj në "Elbasan Arena". Fitimi i atij trofeu do të ishte një ngushëllim për ekipin e Ilir Dajës, që do bënte të harrohej dhimbja e madhe që solli humbja e titullit. Përveç zhgënjimit nga faktorë të jashtëm në humbjen e kampionati­t, te Skënderbeu tashmë po ndihen edhe disa zëra bezdisës, që lidhen me një rrëzim të mundshëm në Kategorinë e Parë. Fjalë të ndryshme po qarkullojn­ë kohët e fundit në opinionin sportiv se UEFA, në bashkëpuni­m me Komisionin e Etikës në FSHF, ka përgatitur një surprizë të pakëndshme për korçarët në fund të sezonit, duke i zbritur këta të fundit një kategori më poshtë. Këto fjalë kanë mbërritur në ambientet e klubit të Skënderbeu­t, por ato nuk i shqetësojn­ë aspak drejtuesit korçarë. Drejtuesit i injorojnë këto zëra, pasi janë duke menduar që tani për paraqitjen në Kupat e Europës, si dhe për sezonin e ri, kur synohet

përforcimi i ekipit me elementë cilësorë. MERKATOJA E KORÇARËVE

Hapja e merkatos së verës pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Skënderbeu. Ajo që duket e pashmangsh­me është largimi i yllit të skuadrës, Liridon Latifit. Mesfushori ka bërë

gati valixhen dhe po pret zyrtarizim­in te një klub i njohur europian. Gent është alternativ­a kryesore për kosovarin, i cili pritet të thyejë një rekord sa i përket shumës që do përfitojë klubi me shitjen e tij. Gjithashtu, edhe Lacio në Serinë A mbetet një alternativ­ë serioze për

Latifin. Ndërkohë, përveç Latifit, te Skënderbeu mund të kemi edhe largime të tjera të rëndësishm­e. "Panorama Sport" mëson se Hamdi Salihi, Nuredin Orelesi, Xhejms Adeniji, apo edhe ndonjë lojtar tjetër i rëndësishë­m mund të largohet skuadra në merkaton e verës.

 ??  ?? FQ. 7
FQ. 7

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania