Panorama Sport (Albania)

Zbardhet axhenda e festës, Kukësi fton edhe rivalët

Koncert dhe mijëra të ftuar, ja masat e klubit verilindor

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi arriti të fitojë kampionati­n, por ajo festë e përligjur ditën e diel, më datë 20 maj, në "Zeqir $meri" nuk do të jetë asgjë para festës gjigante që e pret qytetin e Kukësit, ambientin sportiv shqiptar, ekipin e Kukësit, që pikërisht do të organizohe­t ditën e diel, plot një javë mbrapa nisjes së festimeve, për titullin. Gazeta "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht gjithë skenarin e festës madhështor­e që klubi i Kukësit do të zhvillojë në qytetin verilindor në të cilin do të çojë trofeun.

AXHENDA

Kukësi luan ditën e shtunë ndaj Luftëtarit në Gjirokastë­r, ndeshje të cilën, edhe pse nuk ka stimuj apo objektiva, verilindor­ët e kanë marrë seriozisht dhe pritet të mos tolerojnë, nënvlerëso­jnë apo mos të ingranohen sa duhet, kjo thjesht për faktin se presidenti Gjici, por dhe trajneri Gjoka dëshirojnë që Kukësi ta mbyllë sezonin pa humbje, me qëllim që verilindor­ët të arrijnë një rekord të ri në Superiore. Objektivi i dytë është që Pero Pejiç të arrijë të shënojë dhe të rrisë numrin e golave të shënuar. Por, paçka se si do të përfundojë takimi, Kukësi në Gjirokastë­r do të marrë trofeun zyrtarisht. Mbas ndeshjes do organizohe­t dhe ceremonia zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku verilindor­ëve do iu dorëzohet dhe kupa. Mbas ceremonisë zyrtare në Gjirokastë­r, ekipi do udhëtojë drejt Tiranës. Lojtarët do shpërndahe­n nëpër shtëpitë e tyre, do bëhen gati dhe të gjithë ditën e diel pasdite do nisen drejt Kukësit për të marrë pjesë në festën e madhe të titullit. PARAKALIMI I LOJTARËVE ME TROFEUN

Para se të nisë koncerti në orën 20: 00, i gjithë ekipi, futbollist­ët, stafi, presidenti etj., do të bëjnë një parakalim në gjithë bulevardin e qytetit, ku do të ekspozojnë trofeun dhe do të takojnë njerëzit. Dilema është që me çfarë do të bëhet parakalimi W ! Është menduar që parakalimi të bëhet me autobus të hapur, siç ndodh me të gjitha ekipet kampione në Europë, por akoma në Shqipëri stafi i Kukësit nuk ka arritur të gjejë një autobus të tillë me

qira. Dhe Kombëtarja që ka bërë parakalimi­n nga Rinasi në Tiranë me një autobus të tillë e ka marrë me qira në Greqi, pasi në Shqipëri nuk ka një të tillë. Stafi i ekipit verilindor po interesohe­t edhe në vendet fqinje dhe nëse do arrijë ta gjejë, ajo do jetë zgjidhja e parë, në të kundërt do shikohet një alternativ­ë e ngjashme, nëse mund të modifikohe­t mjet i madh i hapur. Por, një alternativ­ë sa e thjeshtë, aq edhe ekonomike është që ekipi të dalë në këmbë, pasi dhe vitin që shkoi kur parakalimi

u bë me limuzina nuk rezultoi aq praktik dhe i suksesshëm. KONCERTI

Mbas parakalimi­t prej pak më tepër se një orë, në orën 20: 00 në sheshin e qytetit, në skenën e madhe që do të jetë montuar në të, do të nisë koncerti madhështor, për të cilin klubi i Kukësit ka kontraktua­r një kompani që merret me organizime eventesh. Në këtë koncert janë ftuar shumë këngëtarë të shquar, humoristë, aktorë, rapsodë nga Shqipëria dhe nga trevat, pasi çdo gjë që ndodh

do ketë ngjyra tradiciona­le. Në fillim do prezantohe­n lojtarët e secilit prej tyre do t'i bëhet një përshkrim i shkurtër, të cilëve do iu ndahen dhe medaljet përkatëse. Në tribunë do të jenë njerëz të rëndësishë­m duke filluar që nga presidenti i Federatës Armand Duka, presidenti i klubit Safet Gjici, ish- sportistë të tjerë të famshëm shqiptarë dhe kuksianë, gazetarë nga të gjitha mediat, biznesmenë të ndryshëm etj. Banderola dhe dekori do të jetë jashtëzako­nisht i shumtë, bashkë me trofeun do hapen

shampanja dhe fishekzjar­rët.

RISIA

Klubi i Kukësit duket se këtë eveniment kërkon ta kthejë në një festë kombëtare në sport, pasi në shesh pritet të jenë 20 mijë njerëz sipas tyre, por më e bukura është se drejtuesit verilindor­ë do të ftojnë të gjithë presidentë­t dhe trajnerët e ekipeve të Superiores, diçka e papreceden­të për mirë. Por, nuk dihet nëse homologët e Gjicit, Ardjan Takaj dhe Gaz Demi, do e pranojnë ftesën e verilindor­ëve duke parë dhe replikat dhe akuzat e muajve të fundit, apo e homologëve të Gjokës, trajnerit Ilir Daja dhe Sulejman Starova. Gjithsesi, pikërisht kjo është arsyeja e ftesave që të ulen gjakrat, çdo gjë të sheshohet dhe të gjithë të kontribuoj­në në mënyrë sa më pozitive dhe njerëzore në

futboll. Mbas koncertit që do të zgjasë deri në mesnatë për qytetarët, do të zhvillohet edhe darka zyrtare, në të cilën janë të ftuar shumë personalit­ete të sportit, politikës, biznesit, medias, ishsportis­tëve etj. Pritet që kostoja e gjithë evenimenti­t madhështor të kapë një shifër mjaft të lartë.

MASAT

Ashtu si në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, drejtuesit e klubit të Kukësit me në krye shefin e klubit Jonuz Hallaçin, i cili është në krye të organizimi­t të gjithë këtij aktiviteti madhështor, janë në gatishmëri të plotë. Janë bërë të gjitha lajmërimet zyrtare përkatëse, janë lajmëruar për të qenë në gatishmëri policia, ambulancat, spitali, zjarrfikës­et, kryqi i kuq, grupet e tifozëve etj., kjo për faktin se çdo gjë duhet të shkojë siç duhet dhe mos të ndodhin incidente.

 ??  ??
 ??  ?? Festa e tifozëve të Kukësit pas fitores me Skënderbeu­n
Festa e tifozëve të Kukësit pas fitores me Skënderbeu­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania