Panorama Sport (Albania)

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës

Byroja Federale e hetonte së bashku me Rikardo Teikseirën

-

Ish- presidenti i Barce lonës, Sandro Rosell, është arrestuar dje nga policia spanjolle me akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së fondeve. Arrestimi i Rosell është bërë me kërkesën e SHBA, të cilët kanë përfshirë emrin e tij në hetimin rreth Rikardo Teikseirës, ish-presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit. Të dy ishin aksionerë në kompaninë "Alianto" dhe, me sa duket, kanë fshehur miliona euro duke pastruar sasi të mëdha parash. Mediat spanjolle raportojnë se akuza që iu komunikua në momentin e arrestimit ishte ajo e "mbledhjes së komisionev­e të jashtëligj­shme, të siguruar nëpërmjet shitjes së të drejtës së imazhit të Kombëtares braziliane të futbollit". Këto para pastrohesh­in nëpërmjet kompanive të krijuara posaçërish­t në parajsa fiskale. Rosell ishte një nëpunës i Federatës Braziliane të Futbollit para se të fillonte punë në stafin drejtues të Barcelonës, derisa u bë president i këtij klubi. Teikseira është bërë pjesë e hetimeve të SHBA rreth zyrtarëve të korruptuar të FIFA-s që arrestuan dy vite më parë në Zvicër. Ndërkaq, ish- kreu i katalanasv­e është i përfshirë edhe në një tjetër gjyq, atë të transferim­it të Nejmar nga Santos te Barcelona në viti 2013 dhe për të cilin akuzohet përsëri se ka fshehur të ardhura për të shmangur pagesën e taksave. Pikërisht për këtë akuzë, ai u detyrua

edhe të jepte dorëheqjen.

ÇËSHTJA "NEJMAR" - Në momentin e transferim­it, pati shumë dyshime mbi vlerën e vërtetë të blerjes së kartonit të sulmuesit. Pas një hetimi të zyrës së Tatim-Taksave në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, u gjetën prova se lojtarit i ishte bërë një transfertë prej plot 40 milionë dollarësh, për ta bindur që të refuzonte

Realin dhe të pranonte Barçën. Kjo shifër nuk ishte deklaruar në organet kompetente dhe menjëherë u ngrit një akuzë për korrupsion, e cila e detyroi Rosellin të dorëhiqej si president i Barçës dhe t'ia linte këtë post mikut të tij, Josep Bartomeu, i cili më vonë u përfshirë gjithashtu në proces gjyqësor, si një prej personave të implikuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania