Panorama Sport (Albania)

Bakaj: Ja pse nuk dua të luaj kundër Tiranës

"S’ma bënte zemra, ndeshjen nuk do ta shoh as në televizor"

-

Elis Bakaj konfirmon largimin nga Vl laznia. Pas lajmit ekskluziv të publikuar dje në "Panorama Sport", ku fantazisti u kishte kërkuar drejtuesve të klubit dhe trajnerit, që të mos luante në ndeshjen ndaj Tiranës, vjen edhe konfirmimi nga vetë lojtari. Në një bisedë për televizion­in "Top Channel", Bakaj ka sqaruar vendimin e tij, ndërsa tashmë gjasat janë që të vijoj karrierën jashtë Shqipërisë. Gazeta zbulon se skuadra e tij e re mund të jetë FC Perak në Malajzi.

REAGIMI

"Kam vendosur të mos luaj në ndeshjen kundër Tiranës. Bardheblut­ë janë skuadra që dua, ndërsa Vllaznia më ka respektuar shumë dhe unë gjithashtu e respektoj shumë. Për të mos u paragjykua­r dhe meqë nuk ndihem në 100% të formës për këtë ndeshje, vendosa të jem më i ndershëm dhe të heq dorë nga aktivizimi. Kontrata ime ka përfunduar me Vllazninë dhe i falënderoj drejtuesit për ndihmën që më kanë dhënë këtë periudhë dhe gjithmonë, por tani më duhet të iki. Mendoj që sido që të luaja në këtë ndeshje, do të paragjykoh­esha nga njëra palë apo tjetra. E di që jam profesioni­st dhe nëse ky takim do të ishte finale Kupe apo kampionati, do jepja maksimumin për Vllazninë, por meqë është për të rënë nga Superiorja dhe unë i dua shumë të dyja skuadrat, nuk më bën zemra të luaj", - ka thënë Elis Bakaj. Në fund fantazisti që në kampionati­n shqiptar ka luajtur për Partizanin, Dinamon, Tiranën dhe Vllazninë, bën të ditur se nuk do ta ndjek kryendeshj­en e së shtunës as nga TV. "Këtë takim as do ta shoh fare në televizor. Këtë gjë ia kam shpjeguar stafit të Vllaznisë dhe të gjithë shokëve të skuadrës, pasi u detyrohem", - përfundoi 29vjeçari kryeqyteta­s, i cili gjatë këtij sezoni fillimisht u aktivizua për RNK Splitin në Kroaci dhe më pas luajti në katër muajt e fundit me Vllazninë e Shkodrës.

 ??  ?? Tirana-Vllaznia 1-2
Çast nga ndeshja e fundit e luajtur në ''Selman Stërmasi''
Tirana-Vllaznia 1-2 Çast nga ndeshja e fundit e luajtur në ''Selman Stërmasi''
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania