Panorama Sport (Albania)

Lici: Vllaznia u shthur pasi ndali dy kryesuesit

“E pafalshme kjo situatë, Bakaj nuk u soll si profesioni­st”

- JORGIS MEMO

Dy tituj kampion të fituar me Vllazninë dhe po kaq me fanellën e Tiranës, pa llogaritur këtu Kupat dhe Superkupat e Shqipërisë. Suad Lici mendon se është e pafalshme për dy klubet legjendë të futbollit shqiptar që diskutojnë mbijetesën në Kategorinë Superiore. "Më duket e pabesueshm­e kjo situatë, pasi për vetë historinë e dy klubeve dhe për atë që kanë dhënë për vite me radhë në futbollin shqiptar, nuk e meritojnë të luajnë një ndeshje mbijetese. Por tashmë realiteti ky është dhe duhet të shpëtojnë sezonin", ka thënë fillimisht Lici gjatë një bisede për "Panorama Sport". Për ish-mbrojtësin që ka luajtur në disa pozicione, në të dyja skuadrat përgjegjës­inë më të madhe e kanë lojtarët. "Për mendimin tim, përgjegjës­inë më të madhe te dy skuadrat e kanë vetë lojtarët në këtë situatë. Kanë qenë shumë naivë, duke mos menduar aspak atë që i pret. Ndoshta Tirana ka pasur probleme më të mëdha, por Vllaznisë nuk i falet aspak ta çonte veten në këto kushte", thekson 43-vjeçari, i cili mbylli karrierën në vitin 2009, duke e lënë ekipin kuqeblu pretendent për titullin kampion. SITUATA

Lici mendon se ndeshja e së shtunës është e paparashik­ueshme. Ai ndien keqardhje që një prej skuadrave do të zbresë nga Superiorja, ndërkohë që nuk ngurron t'i bëjë një apel institucio­nit të futbollit shqiptar. "Presioni është tek të dyja skuadrat. Të them të drejtën, do të dëshiroja me gjithë shpirt të shpëtonin të dyja, por duket se në këtë moment të kampionati­t është e pashmangsh­me dhe një prej tyre do të ketë fatin e keq. Nuk është asgjë në dorën e klubeve, edhe pse FSHF mund të ndërhyjë dhe ta bëjë kampionati­n me 12 skuadra. Mendoj se të dyja ekipet u treguan shumë naive, sidomos në javët e fundit të kampionati­t. Atëherë kur duhej të merrnin pikët maksimale, nuk i morën. Gjithsecil­i bën kampionati­n e tij dhe qoftë Tirana dhe Vllaznia kanë bërë shumë keq në fazën e katërt. Gabimi më i madh i Vllaznisë është se u shthur totalisht pas pikëve që i mori Kukësit dhe Partizanit. I morën gjërat shumë lehtë dhe menduan se ishin OK, por kampionati u bë më i egër dhe e pësuan. Gjërat shkuan si mos më keq, kështu që Vllaznia e çoi vetë situatën deri këtu. Unë mendoj se është një ndeshje e paparashik­ueshme. Vllaznisë i mjafton barazimi, ndërsa Tiranës vetëm fitorja. Të dyja skuadrat janë borxhlie karshi tifozëve, sidomos lojtarët që kanë peshën më të madhe. Nuk janë justifikua­r aspak pritshmëri­të. Një parashikim nuk jam në gjendje të bëj. Sido që të shkojë puna, do të më vinte shumë keq edhe nëse bie Tirana. Nuk e meriton as Mirel Josa, as Devi Muka dhe as presidenti i Tiranës që të zbresin një kategori më poshtë. Edhe

Vllaznia nuk e meriton të rrëzohet, por ata njerëz që e drejtojnë duhet të marrin përgjegjës­i", është shprehur ish-futbollist­i i njohur shkodran. BAKAJ

Lici komentoi edhe çështjen "Bakaj". Sipas tij, Elisi nuk ka bërë një sjellje prej profesioni­sti. "Si çdo lojtar, edhe Elisi e ka të vështirë, pasi ndoshta ka dhënë shumë për Tiranën. Megjithatë, në fund të fundit ai është profesioni­st dhe duhet të bëjë atë që i takon. Ndoshta kjo që ka bërë Bakaj është më e ndershme përpara ndeshjes, sesa të luajë dhe të mos japë asgjë. Për

mua si Suad nuk është një vendim i drejtë, pasi lojtarët duhet të sillen si profesioni­stë. Edhe unë kam luajtur kundër Vllaznisë dhe natyrisht je i detyruar të respektosh kontratën e ekipit ku paguhesh. Kjo është një situatë e vështirë dhe me këtë që ka bërë Bakaj, Vllaznia merr një goditje shumë të madhe para ndeshjes. Kjo e dëmton shumë skuadrën, pasi me sa di ka mungesa të rëndësishm­e si Bicaj dhe Shtubina. Nuk është pak si të mos kesh boshtin e ekipit", ka përfunduar ish-mbrojtësi i njohur i Vllaznisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania