Panorama Sport (Albania)

Bulku “trazon” Tiranën, Josa nuk kursen askënd

“Samit” në fushë me Mukën, trajneri: Bëni qejf edhe sot

- ADELA MERKO

Tirana po përgatit "finalen" më të rëndësishm­e të 96 viteve të fundit. Kurrë nuk kanë rënë nga kategoria dhe për të evituar katastrofë­n, duhet të fitojnë në Shkodër këtë të shtunë. Mbijetesa vendoset në ato 90 minuta, ndaj edhe stafi teknik po bën gjithçka mundet që skuadra të jetë gati në çdo aspekt. Veç punës në fushë, një hapësirë e konsiderue­shme i është dhënë anës psikologji­ke. Qetësia dhe harmonia kanë zënë një vend të rëndësishë­m në seancat e bardhebluv­e, sidomos në atë që u zhvillua dje në "Selman Stërmasi". Madje, duke mos lënë pas dore as batutat. Dhe, për të injektuar atmosferën pozitive, mendon vetë Mirel Josa. Ndërsa një pjesë e lojtarëve kishin dalë në fushë dhe të tjerët ishin duke u bërë gati, trajneri bisedon me gazetarët e pranishëm, duke i paralajmër­uar me humor: "Bëni qejf edhe sot, se nga nesër do mbyll dyert. Mos u lodhni kot që të vini deri këtu". Në atë çast, nis papritur shiu, ndonëse kishte edhe diell. Dhe tekniku kryeqyteta­s nuk ngurron që t'i ngacmojë lojtarët e tij. Të gjithë iu drejtuan pankinës që të shmangin reshjet, por jo Teqja me Karabecin që ishin gati të "sfidonin" reshjet. Dhe Josa nuk reziston, ndërsa u drejtohet lojtarëve duke u thënë: "Aman Olsi futu brenda se do të lagesh, se je edhe me taka hekuri. Edhe ti Erando, kujdes shiun!". Të dy ia kthejnë me një të qeshur. VIZITA E ISH-KAPITENIT

Prej vitesh, ambienteve bardheblu u kishte munguar Ervin Bulku. Ish-kapiteni, dje u rishfaq në një seancë stërvitore të ekipit. Në fakt, nuk kishte ardhur për Tiranën, por për të nisur përgatitje­t me disa nga lojtarët e Kombëtares që kanë marrë pushimet e parakohshm­e me ekipet respektive. Por deri sa të shkonte ora 18:00 (kur kishte programuar stërvitjen), ndoqi stërvitjen dhe u mundua që të karikonte në distancë ekipin e zemrës. I pari që takoi, ishte pikërisht trajneri dhe direkt i bëri një kërkesë: "Do vij të luaj unë portier në Shkodër". Kjo fjali mjaftoi që të

pranishmit të ktheheshin në kohë dhe të kujtonin një ndeshje kur Bulku pat bërë edhe mbrojtësin "ekstrem". Kjo kishte ndodhur pikërisht në "Loro Boriçi" ndaj Vllaznisë. "Më duhet një portier për stërvitjen që do të bëj me çunat, më jepni një...", i drejtohet Bulku, i cili është pjesë e stafit të De Biazit të Kombëtarja. Menjëherë Karabeci ia pret: "Vino merr Ilionin, që të kujtoj kohët e rinisë". Dhe mesfushori e tha këtë, pasi ishte duke u afruar pikërisht Lika. Ky i fundit që nuk mbetet pas me batutat, nuk e kursen një "thumb": "Obobo, paske

ardhur ti që na mbyte me kritika...", duke i kujtuar analizat e përjavshme që ishkapiten­i bën në studion e "SuperSport" pas çdo ndeshjeje. MUKA, "SAMIT" ME JOSËN

Ndërsa Ervin Bulku u ul në tribunën VIP për të ndjekur stërvitjen, vjen edhe Devi Muka. Ky i fundit e përshëndet dhe ish-mbrojtësi e "ngacmon": "Futu vetë në fushë ndaj Vllaznisë më mirë". Mirel Josa në këtë kohë mbledh ekipin në mesfushë dhe u shpjegon programin stërvitor, por ndërkohë ua bën edhe njëherë të qartë se kjo është një ndeshje e gjitha për t'u fituar, ndaj përkushtim­i

duhet të jetë maksimal. Në një kohë që Ivan Gvozdenovi­ç ishte duke përgatitur ekipin, numri një i stolit po bënte gati piketat për ushtrimet dhe lojërat me top. Zv. trajneri kërkon perfeksion­in në çdo veprim dhe për t'u dhënë kurajë lojtarëve dëgjohet: "Nuk është e vështirë, pak më shumë përkushtim". Drejtori sportiv i afrohet Josës dhe për minuta të tëra bashkëbise­dojnë, ndërsa kalojnë nga njëri cep i fushës te tjetri. Biseda mbetet "mister", por një gjë është e qartë, që tematika ishte transferta delikate që do të luajnë në Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania