Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Tirana, në statistika

-

Ndeshje në total: 176 Fitore, Vllaznia: 55 Barazime: 45

Fitore, Tirana: 76 Golavarazh­i: 198-235 Renditja aktuale: 6-7 Pikët aktuale: 39-38 Fitorja e fundit e Vllaznisë: 31 mars 2017, 1-2

Fitorja e fundit e Tiranës: 14 maj 2016, 1-0

- 0-6 është humbja më e thellë që ka pësuar Tirana në histori dhe pikërisht nga Vllaznia në vitin 1947.

- 61 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998-2017, me një bilanc që gjithsesi flet për Tiranën: 34 fitore, 15 barazime dhe 12 fitore për Vllazninë. Golavarazh­i: 84-53 për bardheblut­ë.

- 56 trofe do të zbresin në fushë këtë javë në këtë përballje: 33 tituj kampionë (24 Tirana, 9 Vllaznia), 21 Kupa të Shqipërisë (15 Tirana, 6 Vllaznia) dhe 2 Superkupa (Tirana).

- 75-90 janë minutat më rezultativ­e për Vllazninë. Në 35 javë kampionat, në këtë hark kohor, kanë shënuar 10 gola. Por jo vetëm, pasi edhe nga minuta 30-45 kanë qenë konkretë para porte duke shënuar 5 herë.

- 60-75 janë minutat kur shkodranët vuajnë më së shumti, pasi në të gjitha ndeshjet nuk kanë qenë shumë konkretë në këtë hark kohor në fushën e lojës, duke shënuar vetëm një gol. - 45-60 janë minutat më të mira për Tiranën, ku kanë qenë më rezultativ­ë. Bardheblut­ë kanë shënuar nga 8 gola në këtë hark kohor. Por jo vetëm, pasi edhe në 3045 dhe 75-90 kanë qenë efektivë, ndërsa e kanë gjetur nga 5 herë rrjetën. - 15-30 janë minutat gjatë të cilave Tirana çalon. Këtë sezon, gjatë këtij harku kohor, bardheblut­ë e kanë gjetur vetëm nga 1 herë rrjetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania