Panorama Sport (Albania)

Shqiptarët në Europë, ja çfarë mund “të peshkojnë”

Skënderbeu më i favorizuar­i, gjasa për duele të një gjaku

- ILIR CARA

Sezoni 2016- 2017 është drejt mbylljes dhe java e fundit mbetet të përcaktojë skuadrën që do të shoqërojë Korabin në Kategorinë e Parë. Ndërsa finalja e Kupës, Skënderbeu- Tirana, do të përcaktojë skuadrën e fundit shqiptare që do të shkojë në Europë. Nëse kupën e fiton Tirana, bardheblut­ë sigurojnë biletën direkte, në rast të kundërt bileta i shkon klubit që do të renditet i katërti në Superiore. Kukësi për herë të parë do të marrë pjesë në Champions dhe aventurën e nis në raundin e dytë paraelimin­ator. Partizani dhe Skënderbeu aventurën europiane e nisin nga raundi i parë paraelimin­ator i Ligës së Europës, së bashku me skuadrën e fundit shqiptare që do të përfaqësoh­et në Europë, Tirana ose ekipi që do të renditet i katërti. Në përgjithës­i skuadrat shqiptare nuk janë të privilegju­ara nga shorti, me përjashtim të Skënderbeu­t që ka koeficient më të lartë. KUKËSI

Kampionia më e re e Shqipërisë, Kukësi, e ka koeficient­in 4.55 duke bërë pjesë në vazon e jo favoritëve dhe me shumë gjasa do "të peshkojë" një ekip të fortë. Ditë më parë presidenti Safet Gjici pat deklaruar për mediat Skoceze se dëshira e tij ishte që të përballej me Sëlltikun në Champions, si skuadra të pamposhtur­a në kampionet respektive. Shorti mund t'ia realizojë këtë dëshirë presidenti­t të Kukësit që në start të aventurës në Champions. Përveç kampionëve të Skocisë,

kundërshta­rë të mundshëm për Kukësin mund të jenë: Red Bull Salzburg, Kopenhagen, Ludogorets, Bate Borizov, Partizan Beograd, Rozenborg, apo skuadrat e shqiptarëv­e, Karabaku i Ansi Agollit, ose Astana e

Azdren Llullakut.

PARTIZANI DHE SKËNDERBEU

Për skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në Ligën e Europës, në raundin e parë Skënderbeu mbetet më i privilegju­ari, pasi ka koeficient

të lartë, 6.8 dhe ndodhet në vazon e parë. Për momentin edhe Partizani ndodhet te skuadrat që mund të kenë një kundërshta­r të lehtë, por duke ditur se ende nuk janë përcaktuar të 102 ekipet që do të marrin pjesë në këtë raund, gjasat janë që të kuqtë të zbresin në grupin e skuadrave jo favorite. Partizani e ka koeficient­in 3.05. Ndërsa skuadra e fundit shqiptare që do të sigurojë biletën në Europë, hyn te vazo e jofavoritë­ve. Skënderbeu mund të peshkojë në raundin e parë edhe fituesen e Kupës së Kosovës, që do të përcaktohe­t më 31 maj mes Llapit dhe Besës së Pejës. Shkëndija e Tetovës e ka koeficient­in 3.375 dhe nuk është çudi që ata "të peshkojnë" ndonjë kundërshta­r nga Shqipëria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania