Panorama Sport (Albania)

“Luftëtari i surprizoi të gjithë, e meriton pjesëmarrj­en në Europë”

-

Luftëtarit i mjafton vetëm një pikë për të bërë realitet ëndrrën e shumëpritu­r, atë të pjesëmarrj­es në Kupat e Europës, duke siguruar vendin e katërt në renditje. Një objektiv që do të shkruante historinë për bluzinjtë e trajnerit Milinkoviç, por kjo varet edhe nga përfundimi i finales së Kupës mes Skënderbeu­t dhe Tiranës. "Në fillim të sezonit, skuadra gjirokastr­ite konsideroh­ej si kalimtare në Superiore. Rezultatet e arritura, përmes punës dhe seriozitet­it të stafit teknik, bën që Luftëtarin ta sot shikojmë si skuadrën më të mundshme për t'u pozicionua­r në vendin e katërt". Ky është opinioni i "Mjeshtrit të Sportit", Theodhori Kalluci, shprehur gjatë prononcimi­t për "Panorama Sport". "Luftëtari, ndryshe nga sa pritej, me rezultatet e arritura, konfirmon edhe njëherë se u ndërtua për të qenë jo kalimtar në Superiore, përkundraz­i për të treguar se me punë të përditshme dhe përkushtim nuk ka objektiv që nuk arrihet. Edhe pse i është dashur të përballet me ekipe me potenciali­tet dhe mbështetje financiare të fuqishme, duke sfiduar dhe faktorë të jashtëm, Luftëtari është sa pranë dhe aq larg ëndrrës europiane. Penalizime­t tendencioz­e, me ose padashje, nuk ia dolën të shkatërron­in punën e nisur nga muaji korrik", u shpreh Kalluci. Java e fundit rezervon për Luftëtarin sfidën mbyllëse të kampionati­t të 78-të, ku Kukësi do të jetë rivali i fundit që do t'i vendosë kapak objektivit të mbetur, kalimi në Europë. Sipas Kallucit, me pak kujdes dhe përqendrim, të shtunën ndaj Kukësit një pikë do të ishte më se e arritshme. "Kuksianët vijnë në përballje me ne pas entuziazmi­t të ngritjes së trofeut të parë në historinë e tyre si klub. Kjo nuk do të thotë se ata do të jenë të pamobilizu­ar, të pamotivuar, përkundraz­i si e vetmja skuadër që nuk njeh humbje në 35 javët e luajtura do të kërkojë rezultatin pozitiv. Nga ana tjetër, një pikë për Luftëtarin do të ishte "qershia mbi tortë" për këtë sezon të admirueshë­m. Me mbështetje­n e tifozërisë, si dhe mundësisë së krijuar si asnjëherë tjetër, Luftëtari do të dijë t'u tregojë të tjerëve se jo rastësisht lufton për një vend në Europë. Me pak kujdes në veprimet mbrojtëse, si dhe me armën e tij më të preferuar, kundërsulm­in, Luftëtari i ka të gjitha premisat për t'u pozicionua­r i katërti në klasifikim. Një realitet më shumë se i pritshëm, por njëherazi i papritur për të gjithë skeptikët e futbollit shqiptar", u shpreh Theodhori Kalluci për "Panorama Sport". Në fund, ai komentoi edhe vlerësimet për Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn: "Të dy futbollist­ët nuk janë zgjedhur rastësisht si më të mirët, por janë cilësitë e tyre dhe aftësitë individual­e që meritojnë këto çmime e vlerësime. Çmimet nuk do të mjaftonin nëse këta futbollist­ë do të mjaftohesh­in me kaq. Do t'u duhet punë intensive për të shkuar më lart, pasi ata i kanë cilësitë e mjaftueshm­e për t'u bërë edhe më të famshëm." Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania