Panorama Sport (Albania)

Lushnja, një makineri golash

Canka: Bashkë me Sefën shënuam thuajse në çdo takim, tani fitojmë titullin

- ALBAN ALUSHI

Lushnja praktikish­t ka mbyllur sezonin pasi ka realizuar objektivin që ishte vendosur që në fillim, kalimin në Kategorinë Superiore. Por, skuadra e teknikut Artan Bano vijon të jetë në fushë duke u përgatitur për ndeshjen e fundit zyrtare që është finalja e Kategorisë së Parë. Nesër verdhejesh­ilët do të njihen me kundërshta­rin dhe do të vijojnë me përgatitje­t për superfinal­en e fundjavës së ardhshme ku do të jepet dhe titulli simbolik i Kategorisë së Parë. Në këtë sezon të suksesshëm të lushnjarëv­e, ajo që spikati në mënyrë të vazhdueshm­e ishte dyshja e sulmit CankaSefa. Kjo dyshe shënoi 23 gola për Lushnjën. Gjysmën e golave të Lushnjës, pasi në total verdhejesh­ilët regjistrua­n 44 rrjeta. 13 gola i shënoi Canka dhe 10 gola i shënoi Sefa.

CANKA - Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", golashënue­si më i mirë i lushnjarëv­e Mikel Canka shprehet: "Ka qenë një sezon i dominuar nga ana jonë nga fillimi deri në fund. Jam shumë i kënaqur me golat e shënuar. Bashkë me Sefën kemi shënuar gati në çdo ndeshje. Tani po përgatitem­i për ndeshjen e fundit për të sjellë trofeun tjetër në Lushnjë. Është sezoni i dytë radhazi që festoj. Vitin e kaluar me Luftëtarin dhe tani me skuadrën e zemrës Lushnjën. Unë gjithnjë kam besim te goli dhe shpresoj të shënoj në finalen e titullit të kësaj kategorie", deklaroi sulmuesi 30vjeçar, Canka.

TRADITA - Lushnja e ka traditë titullin kampion të aktiviteti­t të dytë futbollist­ik për nga rëndësia në vendin tonë. Për herë të parë e ka fituar në vitin 1961 dhe për herë të fundit

në vitin 2013. Lushnja ka fituar finale si me Naftëtarin, Bylisin, ndërsa tani pret të luajë me Kamzën ose me Besëlidhje­n. "Veterani" Gentian Çela për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "E kam një medalje të tillë dhe dua të marr një të dytë", tha mesfushori 36vjeçari Çela. Lushnjarët po përgatiten shumë të motivuar për finalen e fundjavës së ardhshme. Verdhejesh­ilët do të mësojnë vetëm nesër kundërshta­rin që do të kenë përballë, një mes Kamzës ose Besëlidhje­s. Lushnja siguroi rikthimin në Superiore pas tre vitesh mungesë.

 ??  ?? Canka dhe Sefa
Canka dhe Sefa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania