Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Gjok Noka: Duka si “Ali Baba me 40 hajdutë”

Presidenti i Besëlidhje­s: Na shkatërrua­n ekonomikis­ht

-

Besëlidhja do të luajë edhe për një tjetër sezon në Kategorinë e Parë, pasi nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës. Skuadra e drejtuar nga Alban Bruka barazoi në transfertë në një ndeshje ku trepikëshi ishte i nevojshëm që ekipi të bëhej pjesë e Superiores. Por, presidenti i lezhjanëve, Gjok Noka, nuk ka qenë aspak dakord me vendimet që ka marrë arbitri kryesor Remzi Sadiku dhe ndihmësit e tij. Lezhjanët në vitet e fundit kanë kërkuar me çdo kusht ngjitjen në Superiore dhe kanë bërë kampionet të mira, por nuk ia kanë dalë

pikërisht në ndeshjet e fundit. Megjithatë në Kamzë, sipas Nokës, barazimi nuk erdhi si rezultat i lojës, por për shkak të ndikimit të gjyqtarit. DEKLARATA - Në një prononcim për "Panorama Sport", Noka ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidenti­t të FSHF-së.

"Armand Duka, si ' Ali Baba me 40 hajdutët', me familjen e arbitrave të tij po i tejkalon limitet e vjedhjeve duke e shkatërrua­r totalisht futbollin shqiptar. Ky është një turp! E pa e gjithë Shqipëria se me çfarë lloj pisllëku u ngjit Kamza në Superiore. Që në nisje të sezonit Kamza ka fituar

ndeshje në këtë mënyrë duke u ndihmuar fare hapur nga arbitrat 'pastrues' të Dukës, por jo vetëm Kamza, por edhe më gjerë. Kështu Duka ia arriti qëllimit që të grupojë tri skuadra të besuara për t'i pasur për ndeshje 'të caktuara'. Skuadra jonë ishte shumë më lart se vendasit, kjo u pa publikisht, por gjithçka ia dhuroi Duka me treshen e arbitrave. Ta mbajë mend mirë se me veprimet e tij Duka me arbitrat e tij na ka shkatërrua­r ekonomikis­ht duke na shumëzuar me zero investimet tona private. Por do të vijë momenti që do të ma paguajnë privatisht. Edhe sikur ta padis ndeshjen në KDS, Duka me pastruesit e tij nuk do e marrin parasysh, kjo është parë gjithmonë nën presidencë­n e tij. Duke përfunduar, doja të theksoja se sa të jetë A. Duka në krye të FSHF-së nuk do të ketë futboll të pastër", ka përfunduar Gjok Noka. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania