Panorama Sport (Albania)

Apolonia, të rinjtë japin siguri

Kondakçi: Tani jemi gati që ta ngjisim skuadrën aty ku e meriton, në Superiore

- MIKEL MBRIÇAJ

Sezoni që sapo u mby ll mund të konsidero het si një nga më të dobëtit për skuadrën e Apolonisë, e cila luftoi për mbijetesë në grupin e poshtëm të skuadrave duke qenë në vendin e parë. Por, edhe pse mund të quhet si dështim, një gjë e tillë ka ardhur për shkak të implementi­mit të një strategjie të re që drejtuesit kanë pasur. Ata u besuan lojtarëve të rinj në moshë, kryesisht 21- vjeçarë që vinin kryesisht nga akademia vendase. Kështu që mungesa e eksperienc­ës bëri që skuadra të kishte oshilacion­e. Por, sezoni që sapo u mbyll nuk ka vetëm anën e tij të errët. Trajneri Elidon Demiraj ka arritur që të evidentojë, madje edhe të aktivizojë lojtarë të rinj, që do të jenë garancia e skuadrës në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Njëri prej tyre ishte Endri Braka që u aktivizua në 20 ndeshje. Po në kaq ndeshje janë aktivizuar Ervis Troka e Xhek Kondakçi. Ndërkohë që Erlando Mehmeti ka luajtur në 10 përballje. Po përveç këtyre kanë qenë dhe futbollist­ë të tjerë që kanë gjetur hapësira më të limituara që kanë fituar besimin e drejtuesve të stafit teknik. DEKLARATA

Një prej lojtarëve që ka marrë minuta në këtë sezon dhe ka barë paraqitje të mira me Apoloninë, Xhek Kondakçi në një prononcim për "Panorama Sport" është shprehur: "Jam përpjekur që të jap maksimumin në çdo ndeshje, megjithëse ndonjëherë edhe nuk ia kam dalë. Apolonia është ekipi im i zemrës dhe së bashku me pjesën tjetër të ekipit do të mundohemi të japim maksimumin në të ardhmen për të arritur objektivat madhorë. Sezoni që sapo përfundoi mendoj se na ka shërbyer për të qenë më të qartë dhe të fitonim eksperienc­ë, që ta ngjisim skuadrën në Superiore. Megjithëse ka qenë një sezon me oshilacion­e, ne nuk arritëm të realizonim objektivin që kishim në fillim të kampionati­t, gjë për të cilën më vjen me të vërtetë keq. Megjithatë, si skuadër, ndihemi të lumtur që kemi fituar besimin e drejtuesve, por dhe të tifozërisë së zjarrtë të qytetit tonë, e cila na ka mbështetur gjithmonë", ka mbyllur Kondakçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania