Panorama Sport (Albania)

Ngjitet në Superiore, FSHF fushë të re për Kamzën

Mziu: Tani dua edhe kupën e Kategorisë së Parë

-

Kamza është rikthyer në Kategorinë Superiore pas pesë vitesh mungesë. Por, në ndeshjen e fundit ndaj Besëlidhje­s, që u luajt në stadiumin e Kamzës, u vu re se terreni ishte në gjendje mjaft të rënduar dhe është e pamundur që një skuadër e Superiores të luajë në ato kushte. Por, duket se zgjidhja për këtë gjë ka ardhur. Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që të ndërtojë fushën sportive të stadiumit të Kamzës me bar natyral. Një vendim i tillë është marrë edhe për fituesin e grupit A, që është Lushnja. Punimet pritet të nisin së shpejti dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili është shprehur: "Është e vërtetë që fusha na ka penalizuar, por ishte e papranuesh­me që ne të fillonim ristruktur­imin e fushës. Në kontaktet që kam pasur me

presidenti­n e Federatës Shqiptare të Futbollit kemi hartuar një projekt të përbashkët. Në këto ditë do të fillojë investimi për ndryshimin e tapetit apo rregullime­t e infrastruk­turës nëntokësor­e të drenazhimi­t dhe, pse jo, për të ndërhyrë edhe në pjesë të

tjera të stadiumit, duke krijuar akoma më shumë vende apo standarde, të cilat t'i përshtaten përfaqësim­it të ekipit në elitë", ka thënë Mziu.

Trofeu - Në vazhdim të prononcimi­t të tij, Mziu ka folur edhe për suksesin e ekipit të tij dhe kërkon kupën e Kategorisë së Parë në ndeshjen ndaj Lushnjës. "Duam që ta kurorëzojm­ë me sukses mundin dhe djersën e derdhur gjatë këtij viti. "Qershia mbi tortë" është edhe Kupa e kampionit të Kategorisë së Parë, të cilën do ta diskutojmë të premten në "Elbasan Arena". Fitimi i këtij titulli ka një rëndësi historike për klubin tonë pasi ne faktikisht e kemi fituar dhe dy herë të tjera, 197172 dhe 1980-81, por regjimi i atëhershëm na i mohoi këta dy tituj dhe tashmë është radha 'e treta e vërteta' për ta bërë edhe ligjërisht ekipin tonë me një titull kampion", ka vazh- duar Mziu, që premton edhe siguri financiare gjatë sezonit të ardhshëm. "Nuk do të mendojmë thjesht për të qenë pjesë e Superiores, madje ne e kemi provuar edhe para pesë vitesh një gjë të tillë, por tashmë kemi vërtet një ekip shumë të mirë. Në bashkëpuni­m edhe me stafin drejtues, edhe me presidenti­n po shohim të gjitha mundësitë për ta mbajtur ekipin në vazhdimësi për të mos pasur asnjë periudhë shkëputjej­e, në mënyrë të tillë që të jetë vërtet një ekip konkurrues në Superiore", mbylli kryebashki­aku i Kamzës. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania