Panorama Sport (Albania)

Taulant Xhaka, jashtë Kombëtares

Pritet rikthimi i Lenjanit, Bulku nis "nxehmjen" me lojtarët që janë pushim

- OLSI TUJANI

Taulant Xhaka nuk do të jetë në grumbullim­in e radhës me Kombëtaren. Zënka e mesfushori­t me trajnerin De Biazi, e paralajmër­uar muaj më parë nga "Panorama Sport", duket se ka lënë pasoja edhe për të ardhmen. Kur kuqezinjtë do të luajnë dy takime, një miqësore ndaj Luksemburg­ut dhe një kualifikue­se ndaj Izraelit, mesfushori i Bazelit pritet të mos jetë pjesë.

MUNGESA - Xhaka ka qenë një nga beniaminët e trajnerit De Biazi, por që pas ndeshjes së parë në Europian me Zvicrën, gjërat nisën të mos ishin më njësoj. Në grumbullim­in e fundit të Kombëtares, gjërat precipitua­n dhe lojtari u largua nga grumbullim­i. Ai më pas deklaroi për "Panorama Sport" se nuk do të pranonte të vinte më në kombëtare, për sa kohë në krye të saj të ishte trajneri italian. Duket se ajo zënkë ka lënë ende pasoja dhe për këtë ajo që do të vuajë është pikërisht skuadra kombëtare që humb një nga futbollist­ët që ka qenë pjesë e grupit që arriti kualifikim­in në "Euro 2016".

LENJANI - Ermir Lenjani pritet që të ketë ftesë në grumbullim­in e radhës. Prania e një ndeshjeje miqësore i jep shansin mesfushori­t që të marrë një thirrje nga trajneri për të parë gjendjen e tij dhe për të treguar se forma e tij është e qëndrueshm­e dhe se ka qenë vendim i gabuar i klubit me sjelljen ndaj tij. Lenjani nuk është aktivizuar nga Renes, e cila në shumë muaj as nuk e ka grumbullua­r mesfushori­n kuqezi. Me përfundimi­n e këtij sezoni, mesfushori është i lirë dhe pritet hapja e merkatos së transferim­eve për të parë ndryshim ekipi nga mesfushori mëngjarash. Drejtuesit e klubit të Renes "ndëshkuan" shqiptarin për faktin se ai, një vit më parë, ishte pjesë e skuadrës rivale, Nanta dhe vetë tifozëria e Renes nuk e pranonte diçka të tillë.

"NXEHMJA" - Përfundimi i kampionate­ve në vende të ndryshme ka bërë që disa nga kuqezinjtë të jenë pushim. Madje, ka prej tyre që janë në Shqipëri pranë familjeve të tyre. Duke përfituar nga ky fakt, ndihmësi i De Biazit, Ervin Bulku dhe përgatitës­i atletik

Alberto Bele kanë drejtuar një miniseancë stërvitore me lojtarë si Agolli, Lila, Basha e Lenjani. Me një program të lehtë atletik, Bulku do të kërkojë që të mbajë në tonus futbollist­ët për të qenë në ritëm për grumbullim­in, njësoj si lojtarët e tjerë që janë ende në aktivitet.

 ??  ?? Ermir Lenjani dhe Migjen Basha në mini seancë stërvitore
Ermir Lenjani dhe Migjen Basha në mini seancë stërvitore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania