Panorama Sport (Albania)

Liga e Europës, Thaka: Finalet, mision i arritshëm

"Mes grupit ka shumë harmoni, besojmë te kualifikim­i"

- OLGERT SERANI

Premiera në Ligën e Europës shërbeu si trampolinë për t'u bërë pjesë në një nga kampionate­t elitarë të volejbolli­t europian, Poloni. Volejbolli­stja e Kombëtares shqiptare, Sava Thaka, do të kontribuoj­ë edhe në këtë përfaqësim në arenën ndërkombët­are. Në një intervistë për "Panorama Sport", qendra kuqezi e sheh të mundshëm kualifikim­in për në raundin final.

Si po shkon grumbullim­i?

Për dijeni, grumbullim­i me kombëtaren ka filluar në datën 15. Këtë vit ka shumë prurje të reja, volejbolli­ste shqiptare që luajnë jashtë Shqipërisë. Aktualisht po stërvitemi shumë që në Europa Ligë të kalojmë grupin dhe mendoj se mundësitë janë të mëdha. Sa i njihni kundërshta­rët? Nga kundërshta­rët njohim vetëm Bjellorusi­në, pasi kemi luajtur edhe vitin e kaluar në po të njëjtin grup. Ka shumë nivel si ekip, megjithatë në ndeshjet që u zhvilluan në Durrës ne fituam 3-2.

Fakti që ka shumë prurje të reja sa do të ndikojë kjo në përshtatje në kohë me grupin?

Ne kemi bashkë prej një jave dhe mund të them se fryma e grupit është krijuar që tani. Vajzat kuptohen shumë me njëra-tjetrën, pra në grup ka shumë harmoni.

Ju vini nga një përvojë në Poloni, si shkoi si sezon dhe sa ka vlejtur në nivelin tuaj personal?

Për mua, ky ishte sezoni i parë jashtë Shqipërisë. Orlen Liga polake (superliga) është një ndër kampionate­t më të forta në botë dhe niveli sigurisht ndryshon shumë me kampionati­n tonë. Një vit atje më ka përmirësua­r shumë profesiona­lisht si volejbolli­ste.

Do të vazhdoni edhe vitin e ardhshëm në Poloni?

Në fakt, është akoma pak herët pasi kampionati­n në Poloni e kam mbyllur para

dy javësh. Në momentin që flasim, kam pasur disa oferta, por akoma nuk kam bërë një zgjedhje.

Sa koherente keni qenë me kampionati­n shqiptar?

I kam ndjekur ndeshjet e "play off"-it "livestream" kur nuk kam pasur angazhime. Më vjen keq që niveli në Shqipëri është i dobët. Kjo ndodh për shumë arsye të ndryshme.

Mos ndoshta niveli në kampionati­n shqiptar është reflektuar edhe në përzgjedhj­en e kandidatev­e që luajnë jashtë Shqipërisë?

Për këtë çështje mund të them se kjo ka qenë përzgjedhj­a e trajnerëve.

Duke iu rikthyer kombëtares, çfarë ka pikë të fortë në këto eliminator­e?

Vjet kemi pasur grupin. Edhe ekipet e tjera na kanë vënë në dukje që ishim ekipi më me harmoni. Sa u përket përgatitje­ve të deritanish­me, stafi teknik u ka dhënë më tepër prioritet elementëve teknikë.

Mund të themi që kjo është kombëtarja më e mirë e sezoneve të fundit?

Për këtë duhet të presim rezultatet e këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania