Panorama Sport (Albania)

Turi i Shqipërisë, Buonxhorno rrëmben etapën e katërt

-

Ka përfunduar ditën e djeshme etapa e 4-t e Turit të 74-t Çiklistik të Shqipërisë në qytetin e Sarandës, 179 kilometra e gjatë. Rreth 50 çiklistë të kombësive të ndryshme janë nisur nga qyteti i Vlorës për të përfunduar në Sarandë. I pari që kaloi vijën e finishit ishte çiklisti italian Françesko Buonxhorno me kohën 3 orë 17 minuta e 47 sekonda, i ndjekur nga Pierpaulo Fikara me kohën 3h18' 21", ndërsa në podium u ngjit gjithashtu edhe Davide Orriko me kohën e përgjithsh­me 3h20' 35". Gara ka qenë e fortë, por në maloren e fundit, Buonxhorno u shkëput nga grupi i ndjekësve duke e prerë finishin i vetëm. Në ceremoninë e finishit morën pjesë edhe zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit e Turit të Shqipërisë, ku starton para Bashkisë Sarandë në orën 09:00 për t'u nisur drejt qytetit të Fierit me epilog. Duhet theksuar se gara ka pasur një organizim perfekt, sidomos nga ana e Policisë së Shtetit. Ky edicion është i një rëndësie të madhe, ndërsa për herë të parë kjo garë është përfshirë edhe në kalendarin e Federatës Botërore të Çiklizmit (UCI). Kjo veprimtari u zhvillua

me mbështetje­n e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, pushteti vendor, duke nisur nga Bashkia e Tiranës e duke vijuar me të gjitha Bashkitë

nëpër territorin e të cilave përshkroi ky rreth. Edicioni i 74- t i Rrethit të Shqipërisë është gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë. Gerald Bregu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania