Panorama Sport (Albania)

Uoriors, kampione e Perëndimit

Kalifornia­nët kualifikoh­en në "Finals" për të tretin sezon radhazi. Presin Klivlendin

- OLGERT SERANI

Dymbëdhjet­ë fitoret dhe zero humbje: bilanc rekord. Vazhdon rrugëtimin triumfues Golden Steit Uoriors që kalojnë San Antonio Spërs në shifrat e përgjithsh­me 129115 në finalen e katër të Konferencë­s së Perëndimit dhe hipotekojn­ë "Finals" e NBAsë për të tretin sezon radhazi. Edhe kësaj here përcaktues kanë qenë 36 pikët e Stefen Kurri dhe 29 pikët e 12 topat në tabelë të Kevin Durant. Për teksanët, të privuar nga Parker dhe Leonard nuk ishin të mjaftueshm­e 20 pikët e Kili Anderson. Portland, Jutah dhe San Antonio ishin kundërshta­rët që kanë provuar për të ndaluar marshin fitues të skuadrës kalifor-

niane në këtë "play off". Por jo vetëm që asnjë prej tyre nuk e prishi serinë pozitive të "Luftëtarëv­e", por asnjë ekip nuk ishte në gjendje për të fituar një ndeshje të vetme. Djemtë e trajnerit Stiv Kerr janë kualifikua­r për të tretin vit radhazi për në aktin final të sezonit me një ecuri mbresëlënë­se prej 12 fitoreve dhe asnjë humbje. Një rekord për NBA-në që kur raundi i parë u vendos të luhej me shtatë ndeshje. Edhe në mbrëmjen e radhës nënkampion­ët bënë detyrën ndaj San Antonios duke u rikonfirmu­ar një makineri e koshave pa asnjë defekt. Në fundin e finaleve të Konferencë­s, Golden Steit arriti të shënojë në total 498 pikë, një tjetër rekord për NBA-në. Nëse në finalen e tretë ishte në hije, tek e katërta protagonis­ti i "AT & T Center" është Stefen Kurri, duke mbyllur me një provë "mbretërore": 36 pikë, 5 topa në tabelë, 6 asiste dhe 5 trepikësha. Loja nuk u vu për asnjë moment në diskutim, ndërsa liderët e Perëndimit udhëheqin në 12 minutat e para 31-19 duke mos u dhënë më hapësirë të zotëve të shtëpisë për një mrekulli. Por për

Spërsat, si të mos mjaftonte fakti që sfidonin skuadrën e pathyeshme, ata i ndoqi fati i keq për listën e gjatë të lojtarëve të dëmtuar, respektivi­sht Kauhi Leonard, Toni Parker dhe Devid Li. Sakaq mbrëmja e së hënës pritet të jetë ndeshja e fundit në NBA për Manu Xhinobilin, 40-vjeçar. "Një luftëtar i jashtëzako­nshëm. Ka qenë gjithmonë një kënaqësi që të luaje kundër tij", ishte mesazhi i Kevin Durant, autor i 29 pikëve dhe 12 kërcime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania