Panorama Sport (Albania)

Tragjedia me pilotin, familja e Niki Hejden dhuron organet

Bashkia e Kentakit e nderon pilotin me flamuj në gjysmështi­zë

-

Prokuroria ka dhënë OK-in për kthimin e trupit të pajetë të Niki Hejden në Ouensoro, Kentaki, ku kryetari i bashkisë, ndër të tjera, ka marrë vendimin për të çuar flamujt në gjysmë shtizë. Kthimi i trupit do të bëhet pas përfundimi­t të procedurav­e nëpërmjet një fluturimi privat në bordin e së cilës do të jenë edhe familjarët e të ndjerit. Ndërkohë, familja e ish-kampionit të botës në MotoGP në 2006-ën, i cili ndërroi jetë të hënën në spitalin "Bufalini" në Çezena, ku u shtrua pas plagëve të marra fatale më 17 maj në një aksident rrugor ndërsa po pedalonte, ka shprehur falënderim­et dhe

mirënjohje­n për solidarite­tin e të gjithë njerëzve. Duke respektuar vullnetin e pilotit, familja e Niki Hejden ka vendosur që t'i dhurojë organet. Në këto orë ende nuk është përcaktuar se kur do të riatdhesoh­et trupi i pajetë ish-pilotit amerikan, por që dëshira e familjarëv­e është që

kjo të ndodhë sa më shpejt të mundet.

Letra- Roxher Hejden ka bërë publike një letër prekëse për vëllanë e tij, Niki Hejden. "Niki, vëllai im. Historia jonë nuk mendonim se do të përfundont­e kështu. Ti ke qenë kampion i botës për një arsye. Unë kurrë

nuk kam takuar një person që kishte dëshirën tënde për të garuar. Më kujtohet kur ndanim dhomën bashkë dhe ti studioje shënimet që kishe mbajtur nga gara e mëparshme, ishim 1213 vjeç. Nuk do ta harroj kurrë mëngjesin e asaj të hëne pasi fitove titullin botëror. Më zgjove herët për të dalë për vrap. Kjo është ajo që të ndau nga pjesa tjetër dhe të bëri një legjendë. Ti më inkurajoje për më të mirën, por më e rëndësishm­ja është që kujtoj se çfarë vëllai kam pasur. Ti ke qenë një legjendë e garimit dhe një vëlla. Unë mund të ulem këtu dhe të pyes se përse ndodhi. Megjithatë unë do të jem mirënjohës që kam pasur një vëlla si ti për 33 vjet. Mos u shqetëso, do të kujdesem për mbesat. Nuk do të kenë të dashur derisa të jenë në kolegj dhe do t'u mësoj nipërve se çfarë u duhet për të qenë kampion".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania