Panorama Sport (Albania)

Mrekulli e Vinçenco Nibalit, rihapet Xhiro e Italisë

-

Vinçenco Nibali është protagonis­ti i etapës së 16-të të Xhiros së Italisë nga Roveta në Bormio, 222 km e gjatë. "Peshkaqeni" shpërthen në sprintin final për të arritur triumfin e parë italian në edicionin e 100-të. I vetmi që tentoi për të mbajtur ritmin e Nibalit ishte spanjolli Landa, por italiani ka qenë vendimtar "in extremis" duke prishur "agjërimin" vendës që zgjati që prej prologut të garës së njëqindvje­torit. Vendi i tretë shkoi për Nairo Kuintana (Movistar). Ndërsa çiklisti shqiptar Eugert Zhupa e mbylli etapën në vend të 138- të, + 51'21" nga Nibali. Edhe pas këtij pedalimi, holandezi Tom Dumulin ruan fanellën rozë, ndonëse avantazhi i tij zbret tashmë në 31 sekonda nga Kuintana dhe 1'12" nga Nibali. Zhupa pozicionoh­et përkohësis­ht i 143-ti, +3h06'41" nga fanella rozë. Etapa e sotme mund të ndikojë në një përmbysje të klasifikim­it të përgjithsh­ëm. Çiklistët do të ndjekin itinerarin Tirano-Kanazei, 219 km. Sakaq per- formanca e shqiptarit të vetëm në një nga tre "Grand Tour"-et më të rëndësishm­e të çiklizmit botëror po tërheq vëmendjen edhe të mediave prestigjio­ze. Zhupa ka rrëfyer momentet e para të emigracion­it. "Kur unë linda në vitet '90, në Shqipëri kishte kaos. Babai im erdhi si klandestin si shumë të tjerë dhe ngadalë nisi të punonte e të bënte dokumentet edhe për ne. Shumë gjëra nuk do t'i kisha bërë dot në Shqipëri, nuk do të kisha shanset që kam këtu", shprehet ai. Zhupa merr pjesë për të tretin edicion radhazi në Xhiron e Italisë dhe garon për skuadrën e Wilier- Southeast.

Incidenti- Në etapën e djeshme, ndodhi edhe një incident me Dumulin, i cili detyrohet të bëjë "pit stop" të detyruar. 32 kilometra nga fundi i etapës së 16- të, holandezi zbret nga biçikleta menjëherë për të kryer nevojat personale.

 ??  ?? Momenti kur Tom Dumulin la biçikletën për të kryer nevojat personale
Momenti kur Tom Dumulin la biçikletën për të kryer nevojat personale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania