Panorama Sport (Albania)

Mou: Pa gëzim, por do të luftojmë

“Të trishtuar, megjithatë kemi një punë për të mbyllur. Do bëjmë një ndeshje të madhe”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Jemi të gjithë shumë të trishtuar për ngjarjet tragjike të mbrëmjes së të hënës. Nuk mund të ndalojmë së menduari dhe qëndruari pranë familjeve të viktimave dhe familjarëv­e të tyre". Pasi u anulua konferenca për shtyp në vigjilje të finales së sotme të Ligës së Europës, Zhoze Murinjo ia besoi profilit të "Twitter"-it të klubit të Mançester Junajtid fjalët e tij ngushëllue­se. "Tani kemi një punë për të bërë dhe do të fluturojmë në Suedi për ta përfunduar atë. Sa keq që nuk mund të shkojmë me gëzim, por do të provojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Jam i sigurt se populli i Mançesteri­t do të luftojë i bashkuar si një trup i vetëm", shtoi portugezi.

SITI DHE JUNAJTID - Atentati në koncertin e Ariana Grandes tronditi botën e futbollit. Sulmi preku edhe skuadrat e qytetit. Përmes "Twitter"- it, Mançester Junajtid deklaroi se "është thellësish­t i tronditur" dhe ua dedikon "mendimet dhe lutjet viktimave". Siti "mësoi me tmerr ngjarjet e tmerrshme. Zemra është me personat e prekur dhe me shërbimet e emergjencë­s së qytetit tonë", thuhej në deklaratën e "qytetarëve".

MOU ANULON KONFERENCË­N - Junajtid mbër-

riti në Suedi për finalen e Ligës së Europës. Lojtarët e Junajtid fluturuan drejt Suedisë pasditen e së martës dhe do të rikthehen në Mançester menjëherë pas ndeshjes së mbrëmjes së sotshme. Ndërsa gratë dhe të fejuarat iu bashkuan futbollist­ëve

sot në mëngjes. Dje u mbajt një minutë heshtje përpara stërvitjes, ndërsa UEFA konfirmoi se ndeshja do të zhvillohet normalisht, por duke shtuar masat e sigurisë. Por qeveria europiane e futbollit pranoi kërkesën e Mançester

Junajtid për anulimin e konferencë­s për shtyp të Murinjos dhe një lojtari.

UDUARD - Administra­tori i deleguar i Junajtid, Eduard Uduard, u dërgoi lojtarëve dhe stafit të klubit një "e-mail", ku përveçse shprehte ngushëllim­et për personat që mund të jenë prekur direkt nga kjo tragjedi, njoftoi edhe anulimin e festës së planifikua­r pas finales së sotme. Ai njoftoi gjithashtu edhe anulimin e grumbullim­it të tifozëve në "Victoria Warehouse" për të mbështetur skuadrën e tyre për shkaqe sigurie.

RIVALËT - Edhe Ajaksi, kundërshta­ri i sotëm i "djajve" në Stokholm, dërgoi një mesazh ngushëllim­i: "Nga Amsterdami në Mançester me dashuri. Mendimet tona janë me viktimat dhe njerëzit e tyre të dashur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania