Panorama Sport (Albania)

Tronditet Mançesteri, sulm terrorist gjatë koncertit të Grandes, 22 viktima

Në sallë edhe familja e Pep Guardiolës: Jam i shokuar

-

Sërish terror në Mbretërinë e Bashkuar: një kamikaz u hodh në erë në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande në "Manchester Arena". Bilanci i fundit është 22 të vdekur, mes të cilëve shumë fëmijë dhe të paktën 120 të plagosur. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një sulm terrorist: "Atentatori shpërtheu eksplozivi­n e pistë ( përmbante gozhdë për të shkaktuar sa më shumë viktima) në hyrje të hollit", deklaroi shefi i policisë së Mançesteri­t, Ian Hopkins. Atentatori është identifiku­ar si Salman Abedi, 23 vjeç dhe ishte i skeduar nga policia britanike. "Daily Mail" shton se ai është një britanik me origjinë nga Libia. Ndërkohë që një tjetër 23-vjeçar u arrestua në Mançester si i dyshuar që kishte dijeni për sulmin terrorist të mbrëmjes së të hënës. Shteti Islamik ISIS mori autorësinë e sulmit terrorist dhe, përmes agjencisë "Amaq", konfirmoi se një prej pjesëtarëv­e të tij kreu sulmin në Arenën e Mançesteri­t.

"BOMBË E PISTË" - Bomba e përdorur nga kamikazi kishte gozhdë brenda saj për të shkaktuar sa më shumë dëme. Mançester Arena, vendi ku u mbaj koncerti, është arena më e madhe e mbyllur në Europë me një kapacitet prej 22.000 personash. Ajo ishte plot dhe kishte shumë fëmijë dhe adoleshent­ë. DIGJET PORTA E XHAMISË - Në unazën e Mançesteri­t, në Olldhem, një porte xhamie i është vënë zjarri dhe "DailyMail e "Mirror" shkruajnë se ky incident ka ndodhur si shenjë hakmarrjej­e për sulmin terrorist. Imami i xhamisë, Mohamed Sadiq, tha se një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, por me shumë mundësi ka ardhur si reagim kundër besimit radikal të terroristi­t.

FAMILJA E GUARDIOLËS - Bota e futbollit është shokuar pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Mançester. "Mundo Deportivo" raporton se në koncertin e këngëtares Ariana Grande ishin prezentë edhe gruaja e Pep Guardiolës, Kristina Serra dhe dy vajzat e tyre, Valentina dhe Maria. Fatmirësis­ht ato janë mirë fizikisht, por ende në gjendje shoku për terrorin që panë me sy, ashtu si gjithë personat e tjerë prezentë në koncertin e Arenës së Mançesteri­t. "Jam i shokuar. Nuk mund ta besoj atë që ndodhi natën e shkuar. Ngushëllim­et më të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave", shkroi në profilet e rrjeteve të tij sociale trajneri i Mançester Sitit. Klubi refuzoi të komentonte, por lajmet e ardhura nga Spanja u konfirmuan edhe nga "Sky Sports". Guardiola duhet të fluturonte drejt Abu Dhabit për të diskutuar planet për sezonin e ri me hierarkinë e klubit, por Siti refuzoi sërish të komentonte nëse udhëtimi do të bëhej apo ishte anuluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania