Panorama Sport (Albania)

Klaivert: Shënoj në finale falë... babait

“Dua të ndëshkoj Mançester Junajtid dhe të fitoj trofeun”

-

Në finalen e Ligës së Kampioneve 1995, një 18- vjeçar i quajtur Patrik Klaiver shënonte golin që i jepte fitoren 1- 0 Ajaksit përballë Milanit. Këtë herë, djali i tij, Xhastin, mbase është duke ndjekur hapat e babait, kur do të luajë në finalen e Ligës së Europës kundër Mançester Junajtid. Por, të dy sulmuesit nuk janë edhe aq identikë. "Babai im ishte më i gjatë dhe luante si sulmues qendre. Unë aktivizohe­m më tepër në krah", thotë 18-vjeçari. "Kam parë shumë video dhe gola të tij. Ka pasur një finalizim të jashtëzako­nshëm. I mjaftonte një prekje e topit", shtoi Xhastin. Të dy janë rritur në akademinë e Ajaksit dhe kanë pasur një shkëlqim që në moshë shumë të re. Pasi arriti të shënonte në atë finale, Patrik luajti më vonë për klube si Milani dhe Barcelona, duke qenë një nga goleadorët më të mirë të kontinenti­t. Gjithashtu, arriti të gjente rrugën e rrjetës 40 herë në 79 ndeshje me Kombëtaren e Spanjës. I biri është në gjurmët e tij, por me ndryshimin e madh që këshillohe­t pikërisht nga njeriu që dëshiron të pasojë. "Flasim shumë me njëri-tjetrin dhe ai më mëson gjëra që i ka përjetuar vetë. E di që jam ende shumë i ri, por mundohem të jap maksimumin tim dhe të jem i përqendrua­r. Finalja është gjithmonë një mundësi e artë për çdo lojtar dhe nuk duhet shpërdorua­r. Shpresoj që të shënoj dhe të ndihmoj Ajaksin të triumfojë

kundër Mançesteri­t. Sigurisht që edhe im at më ka dhënë disa këshilla të vlefshme", shtoi talenti i Ajaksit. Në finalen e sotme, ai do ketë si spektator edhe të atin, i cili mbulon rolin e drejtorit teknik te PSG- ja. Në fakt, Xhastin është një futbollist me karakteris­tika

të ndryshme, pasi ka më shumë shpejtësi dhe teknik. Madje, ai është vënë në radarin e klubeve prestigjio­ze të kontinenti­t, ku paraqitja që mund të zhvillojë në finalen e Ligës së Europës mund të jetë e rëndësishm­e edhe për të vendosur vlerën e kartonit të

tij. Në këtë edicion, 18-vjeçari ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës me ekipin e tij, në 19 ndeshje të zhvilluara në total. Në shumicën e ndeshjeve, ai është aktivizuar edhe si zëvendësue­s, duke vuajtur edhe rivaliteti­n e ashpër që ka pasur në pozicionin ku luan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania