Panorama Sport (Albania)

Moxhi i trembet Realit: I frikshëm!

"Bardhezinj­të janë më të fortë si grup, por rikuperime­t e Varan dhe Karvahal vlejnë"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pasi kampionate­t kanë dhënë verdik tet e tyre, e gjithë vëmendja është spostuar te finalja e Ligës së Kampioneve, në Kardif, ku në "Millenium Stadium", më 3 qershor, do të ngjiten në "skenë" Juventusi dhe Reali i Madridit. Pikërisht duke parë sesi shkojnë këto dy skuadra drejt kësaj beteje, ish-drejtori i bardhezinj­ve, Luçiano Moxhi, duket se ka humbur pak nga euforia e një muaji më parë, në lidhje me një sukses të "Zonjës së Vjetër". Kjo, për arsye se skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan ka ndërruar ritëm së fundmi dhe tashmë po shprehin një futboll të rrezikshëm. "Së fundmi e kam parë dy herë Realin: e ndoqa me Bajernin e Mynihut dhe nuk më pëlqeu, sepse finalistja e vërtetë e Champions-it duhej të ishte skuadra gjermane. Por, pikërisht pas atij dueli, doli në sipërfaqe një tjetër Real Madrid. Shkova ta shihja në stadium, në Vigo, kundër Seltës dhe mund t'u them se pashë një skuadër totalisht ndryshe: të gjithë vrapojnë; Marselo ka një formë prej jashtëtokë­sori; Ronaldo që i shënoi tre gola Bajernit vërtet shënoi dy me Sëltën, por tani vrapon sikur është pushtuar nga djalli dhe sakrifikoh­et deri në mbrojtje... Edhe me Malagën pashë një Real të frikshëm, i cili duket i vendosur që t'i mbyllë ndeshjet sa më shpejt, duke përdorur të gjithë potenciali­n e kampionëve që ka në dispozicio­n, - vazhdon Moxhi me analizën e tij. - Sikur të mos mjaftonte kjo, kanë rikuperuar një qendërmbro­jtës si Varan, akoma më i rëndësishë­m rikuperimi i Karvahalit në korsinë e djathtë, i cili

sposton Danilon në stol, me braziliani­n që, nëse do të luante, do të kishte qenë një 'aleat' i Juves, falë formës së tij gati banale. Gjithsesi, në atë finale, Juventusi mund të thotë fjalën e tij... Kundrejt spanjollëv­e, si grup janë më të fortë, më kompakt, ka një mbështetje

difensive që u jep garanci atyre që luajnë përpara dhe mbi të gjitha sepse janë më të uritur për këtë trofe sesa Reali. Ajo që më shtyn më shtyn të besoj te fitorja e Juves është fakti se Alegri ka bërë një punë të shkëlqyer. Deri në janar ai e studioi me vëmëndje

skuadrën dhe vuri re se reparti më i dobët ishte mesfusha, prandaj të futurit 5 sulmues në lojë nuk ishte një zgjedhje për të qenë më ofensiv, por për t'i larguar sa më shumë telashe Pjaniçit dhe Khedirës. Me Manxukiçin dhe Kuadradon ato zgjeruan lojën, ndërsa

Dibala dhe Higuain njëri pas tjetrit janë të paparashik­ueshëm. Kjo bën, që mbrojtjet rivale të dalin jashtë skemave, të lënë pozicionet, sepse Juventusi tani di të zgjerojë lojën në të gjithë fushën. Por edhe Reali di ta bëjë këtë mjaft mirë, sidomos së fundmi...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania