Panorama Sport (Albania)

“Reali më ftoi në ndeshjen e titullit për të spiunuar Juven”

Fabio Kapelo sheh spanjollët favoritë: Ronaldo, më i forti!

-

Dy vite të kaluara te Reali i Madridit, por në periudha të ndryshme dhe dy kampionate të fituar, dy vite radhazi te Juventusi dhe dy tituj Serie A të fituar, por më pas të anuluar si rrjedhojë e "Calciopoli"-t. Dhe kush më shumë sesa Fabio Kapelo do ta shijonte finalen e Ligës së Kampioneve të mbrëmjes së 3 qershorit, në Kardif, mes dy skuadrave të stërvitura prej tij, ndonëse spanjollët kanë kërkuar edhe ndihmën e tij përpara saj. Ajo që surprizoi të dielën në mbrëmje, në transfertë­n e Malagës, ishte prezenca në fushë e "Don Fabios", pas vërshëllim­ës së arbitrit, e cila "sinjalizon­te" edhe fitimin e titullit nga Reali i Madridit. Analisti i rrjetit "Fox Sports", i pyetur mbi këtë prezencë të tijën në Spanjë, nuk u fsheh, përkundraz­i: "E vërteta është se drejtuesit e Realit të Madridit i frikësohen shumë Juventusi. Ata më ftuan me qëllimin që të më pyesnin edhe për faktin sesi mbrojtja e Alegrit nuk arrin të pësojë thuajse kurrë gol. Me pak fjalë, kërkonin një analizë timen dhe një informacio­n më të detajuar mbi prapavijën dhe cilësitë e futbollist­ëve që përbëjnë këtë repart të Juventusit. Dhe unë iu përgjigja se pikërisht për këtë arsye do të jetë një finale gati e barabartë. E them këtë 'gati', sepse për mendimin tim, Reali i Madridit niset një 'pikë' më i avantazhua­r sesa italianët, duke parë vlerat e tyre në sulm. Për mendimin tim, Kristiano Ronaldo mbetet sulmuesi më i fortë në botë në këtë moment dhe për ta ndalur atë është thuajse e pamundur. Për këtë arsye, dueli i tij me mbrojtjen e hekurt të Juventusit do të jetë një betejë e gjitha për t'u shijuar", u shpreh 70-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania