Panorama Sport (Albania)

Barça kërkon hetim ndaj Malagës: Toleroi Realin

Kërkesë presidenti­t të Ligës për një veprim të Vilanuevës

-

Barcelona shpresonte shumë se Malaga mund të arrinte të fitonte ndaj Realit të Madridit, çka do t'u jepte mundësinë katalanasv­e që të siguronin titullin kampion. Por, ajo që u vu re në fushën e lojës ishte diçka krejt tjetër, ku skuadra e trajnerit Mishel ishte e paaftë për të rezistuar ndaj merengesve, pasi u mundën me rezultatin 0-2. Në fakt, ishte e vështirë të arrihej në konkluzion­in se vendësit u sforcuan shumë, pasi ekipi i Zidanit arriti të gjente rrugën e rrjetës pas vetëm dy minutash lojë. Pikërisht për këtë episod ka edhe dyshimet e veta klubi i Barcelonës. E përditshmj­a katalanase

"El Mundo Deportivo" ka publikuar një lajm, ku thuhet se zyrtarë të Barçës kanë bërë kërkesë zyrtare te presidenti i Ligës, Havier Tebas, që ky i fundit të nisë një hetim për futbollist­ët e Malagës dhe, mbi të gjitha, për Vilanuevën. Mbrojtësi ka hapur këmbët brenda zonës, në një veprim vërtet të çuditshëm,

i cili i dha mundësinë Kristiano Ronaldos të shënojë me lehtësi të madhe në minutën e dytë të lojës. Duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe sjelljen e pazakontë që patën lojtarët e Malagës në fushë, është kërkuar që të ketë hetim për të kuptuar se cila ishte arsyeja e atyre veprimeve. Në fakt, akuza e tyre për tolerim, ka edhe si synim që të hedhë të përbaltë disi sigurimin e titullit kampion nga ana e rivalëve historikë të Realit. Pikërisht para javës së fundit të kampionati­t, Luis Enrike tha në konferencë shtypi se: "Dua që Mishel dhe futbollist­ët e tij të tregohen profesioni­stë. Kam besim që nuk do tundohen nga dëshirat personale që të fitojë Reali, por do të japin më të mirën në fushën e lojës. Jam optimist që do arrijnë të marrin tri pikët". Deklarata e tij lidhej edhe me të shkuarën e trajnerit të Malagës, i cili ka luajtur më shumë se një dekadë me fanellën e klubit madrilen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania