Panorama Sport (Albania)

Montela: Nëse flas për Moratën, i rris çmimin

"Bëmë një sezon të mirë, duhet të kthehemi në hampions"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Viçenco Montela ka joshur Alvaro Mor atën duke thënë se vlerat e një lojtari të tillë dihen dhe çdo analizë që mund të bëjnë trajnerët i rrisin vlerën në merkato. Ai e konsideron shumë të shtrenjtë. Në një intervistë për "TikiTaka"-n, ai analizon sezonin dhe projektin që ka nisur Milani me drejtuesit e rinj.

SE ON "Shpresojmë që të 'fluturojmë' më lart. Ishte një vit i vështirë dhe skuadra u ringrit pas vështirësi­ve, megjithatë do ta quaj një sezon pozitiv. Arritëm objektivin për t'u rikthyer në Europa Ligë dhe i morëm një trofe Juventusit. Duhet të falënderoj këta futbollist­ë që u treguan të gatshëm dhe meritojnë respekt për atë që kanë bërë".

HAM ONS - "Jam i kënaqur për mënyrën se si po lëvizin drejtuesit. Për të fituar vende në tabelën e renditjes nuk është aspak e lehtë, sepse tri skuadrat e para janë të forta dhe për më tepër Interi ka lojtarë të fortë. Duhet të jemi të qetë, por t'i vëmë vetes detyrën për t'u rikthyer në Champions. Tifozët dhe drejtuesit e rinj e kanë këtë ambicie".

MU A O "@shtë lojtar shumë teknik. Duhet t'i zgjedhim lojtarët me inteligjen­cë, sepse të ndërtosh një skuadër është si të formosh një 'pazëll'. Duhet durim".

SULMUES - "Preferoj më shumë Mertensin nga ata që kanë shënuar shumë këtë vit".

MORATA - "Kur një trajner flet për një lojtar, vlera e tij shtohet akoma më shumë. Më duket shumë i shtrenjtë që tani".

ONARUMA - "Nuk bëj drejtorin sportiv të ekipit. Duhet të pyesni Mirabelin për këtë temë. Anë di që drejtuesit po bëjnë sforco të

shumta për ta mbajtur Donarumën dhe për ta vlerësuar maksimalis­ht. @ shtë ai që duhet të qartësojë pozicionin e tij dhe atë që do të bëjë në të ardhmen. @shtë një djalë i shkëlqyer dhe ndonjë përgjegjës­i duhet ta marrë edhe ai, duke parë që tani

është rritur".

JU ENTUS - "Nuk jam surprizuar aspak nga sezoni që kanë bërë sepse janë një ekip i fortë dhe me një trajner të ekuilibrua­r. Ka lojtarë dhe të gjithë janë përshtatur mirë në rolet e tyre. Për më tepër kanë një mbrojtje të fortë dhe

kjo është shumë e rëndësishm­e. Alegri për ne trajnerët është një pikë referimi sepse transmeton qetësi në të gjithë ambientin që drejton. Pritej një sezon i tillë për ta".

A E OBËT - "Nuk kanë asnjë pikë të dobët. Thjesht kur luan ndaj tyre

nuk duhet ta nisësh ndeshjen si i humbur, sepse në të kundërt nuk ke shanse ta fitosh. Në fushën e lojës duhet të kesh bindjen që mund t'i bësh keq një ekipi kaq të fortë".

REMT MET - "Më shumë sesa premtime, drejtuesit e rinj më kanë treguar një projekt teknik dhe ekonomik shumë të rëndësishë­m, por pavarësish­t të gjithave unë jam shumë krenar që drejtoj Milanin".

E TA - "Ka shumë Keita nëpër botë, nuk është vetëm ai i Lacios".

T - "Nuk e di se si do të

përfundojë. Nëse ka ende dëshirë për të luajtur, duhet të vazhdojë. Për mendimin tim, ai vjet bëri diçka të çmendur ndaj Torinos sepse e përmbysi ndeshjen në pesë minuta. Ai duhet të ishte momenti i duhur për të mbyllur karrierën".

T FO ËT - "Tifozët e Lacios bënë diçka shumë të bukur për të nderuar një kampion dhe një rival. A treguan shumë të zgjuar, meritojnë kompliment­e".

ASANO - "Ai është një mik i imi dhe nuk ka filtra kur flet. Ndonjëherë përdor ndonjë shprehje pikante...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania