Panorama Sport (Albania)

Hakmarrja ndaj ,iverpulit, Inzagi1 2uk fjeta 13 ditë

-

23 maj 2007. Kanë kaluar 10 vite nga finalja e Ligës së Kampionëve, e cila u luajt në Athinë dhe Milani arriti të triumfonte kundër Liverpulit duke u hakmarrë pas humbjes në Stamboll. Dopieta e Pipo Inzagit u mjaftoi kuqezinjve për triumfin. Ja si e kujton legjenda kuqezi. "Atë ditë u zgjova shumë i karikuar. Iu afrova dritares dhe po shikoja jashtë. Duhej edhe shumë kohë që të fillonte ndeshja, por unë po prisja me padurim për të zbritur në fushën e lojës. Isha shumë mirë dhe ndihesha në formë. Mendoja që mund të bëja diçka madhështor­e, të pavdekshme. Besimi ishte i lidhur me stërvitjen, me shokët e skuadrës dhe mbi dëshirën për t'u hakmarrë ndaj Liverpulit. Anë nuk kisha luajtur në atë ndeshje, por këtë herë e dija që do të isha. Betësia e Ançelotit na bënte me krahë. Përpara ndeshjes më tha se do të shënoja dy gola. Gjatë transferim­it në stadium, tifozët e Milanit pushtuan autobusin, pastaj ndeshja. Goditje dënimi: Pirlo e godet dhe unë spostohem sepse e dija ku do të shkonte topi. Mendova që në atë vend do të bezdisja portierin dhe pas devijimit erdhi goli i parë. Në pjesën e dytë kishim shumë raste deri në momentin kur shoh Kakanë dhe u nisa me vrap. Cshtë goli më i 'gjatë' i karrierës sime. Vrapova me topin në këmbë, e pashë Reinën që u afrua dhe vendosa ta dribloj. Gol. Vrapova si i çmendur afër flamurit i çmendur nga lumturia. Më shpallën lojtarin më të mirë të ndeshjes, por unë nuk kuptoja asgjë çfarë kishte ndodhur. Hëngra shumë pak në darkë dhe për dhjetë ditë me radhë nuk fjeta gjumë. Edhe sot, dhjetë vite më vonë, magjia e Athinës jeton brenda meje", tregon Inzagi për "Gazzetta Dello Sport".

.4 RI2J.4 - Edhe milanistët aktualë tregojnë emocionet. Donaruma: "Mbaj mend që e kam parë me babanë, edhe pse isha i vogël. Në atë moment po talleshim me mamanë sepse ajo është tifoze e Napolit". Lokateli: "Isha D vjeç dhe më kujtohet ajo mbrëmje. Isha në shtëpi me prindërit dhe kam festuar si i çmendur në golin e parë të shënuar nga Inzagi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania