Panorama Sport (Albania)

Pëlqehet Mbape: Nuk i them jo Bajernit

enri, superlativ­a jë makineri e shpejtë dhe e fu!ishme

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Një prej temave, të cilat po mundojnë skuadrën e Bajernit është edhe ajo e transfertë­s së Kilian Mbapesë. Së fundmi, 1G-vjeçari, lidhur me transferim­in e tij te kampionët gjermanë, ka thënë: "Për momentin, ende nuk e kam vendosur. Kam dashur gjithmonë të fitoj një titull me ekipin tek i cili jam rritur". Nga ana tjetër, presidenti i skuadrës së Monakos, Dmitri Ribolovlev, ka shtuar: "Ne nuk jemi këtu për të bllokuar lojtarët ose të themi po ose jo. Nuk kemi probleme financiare, ndaj nuk e kemi të domosdoshm­e diçka të tillë. Por nëse një lojtar ose trajner dëshiron të largohet, është e palogjiksh­me ta detyrojmë të rrijë te ne. Për Mbapenë, shuma për kartonin e tij do të variojë tek 100 milionë euro". Sa i përket një transferim­i të mundshëm te skuadra e Mançester Junajtid, ata kanë ofruar një shumë rreth G5 milionë euro sikurse raporton "The Guardian", por krerëve të klubit francez as që u ka bërë përshtypje një shumë e tillë kur kanë hedhur poshtë 110 milionë eurot e ofruara nga Reali i Madridit. Për këtë arsye, thuhet se shifra do të variojë tek 11 G dhe 130 milionë euro. Mirëpo një shumë e tillë mund të jetë e papërballu­eshme për kampionët gjermanë të Bajernit. Mbape është një prej lojtarëve që ka habitur çdo klub gjatë këtij sezoni. "Ai është një makineri e shpejtë, e fuqishme dhe e zgjuar. Për mua kjo është një shenjë se ai do të bëhet një lojtar madhështor", ka thënë Tieri Henri. Nuk ka vonuar edhe komenti i Didier Deshamps, i cili vlerëson talentin: "@shtë i admirueshë­m fakti se ai bën gjithçka duke buzëqeshur. Jam i lumtur që ai është një francez dhe nuk luan për asnjë shtet tjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania