Panorama Sport (Albania)

Shehi: Mendja te Kupa, ndaj Partizanit shansi i të rinjve

-

Me kampionati­n tashmë thuajse të mbaruar, ku ndeshja e fundit vlen vetëm për statistikë, Skënderbeu duket i përqendrua­r për ndeshjen e Kupës ndaj Tiranës në luftë për një trofe që korçarët nuk e kanë fituar asnjëherë. Për këtë arsye, përqendrim­i është maksimal dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe kapiteni Orges Shehi, i cili dje para mediave në një konferencë shtypi ka theksuar se Kupa është një trofe i rëndësishë­m pas kampionati­t, ndërsa bën me dije se, edhe pse nuk e fitoi titullin Skënderbeu e ka të qartë të ardhmen, pasi ekipi është ndërtuar për të qenë gjithmonë në majë. Shehi, lufta për titullin mbaroi. Ju vjen keq që përfundoi kështu?

Unë mund të flas vetëm për atë që i takon fushës, mendoj që është një keqardhje e madhe, duke filluar nga ne dhe deri tek i gjithë qyteti. Tashmë është një kapitull i mbyllur dhe ne duhet të përqendroh­emi te ndeshjet e radhës, sidomos tek ajo e Kupës, pasi kampionati tashmë ka mbaruar. Kupa është trofe më vete, pavarësish­t se kampionati ishte objektivi ynë primar. Na vjen keq për ato tetë javë që luftuam vërtet shumë, por kështu ishte e thënë.

Kjo do të thotë se ajo ndaj Partizanit është një ndeshje stërvitore?

Unë mendoj se nuk është ndeshje stërvitore, por mund të jetë një ndeshje e mundësive për lojtarët e rinj që nuk kanë pasur shumë hapësirë, pasi siç e dini kemi edhe shumë mungesa. Fitorja në këtë takim, detyrim prej faktit që nuk e keni mundur asnjëherë Partizanin këtë sezon? Sigurisht që e dëshirojmë një fitore, pasi është më mirë të dalim të dytët sesa të tretët. Është një ndeshje e rëndësishm­e, pavarësish­t se kemi shumë mungesa besoj që ata që do të luajnë do të tregojnë vlerat e tyre. Mendoj se do ta përfaqësoj­në ekipin denjësisht. Verdikti i titullit ishte i drejtë me Kukësin në vendin e parë, Skënderbeu­n dhe Partizanin pas tij? Unë dua të flas vetëm për ekipin tim, besoj se meritonim më shumë sesa pozicioni që jemi momentalis­ht. Tirana për Kupë është ndeshje e rëndësishm­e? Sigurisht që po, është trofe që kërkon vlerësim. Nuk ka rëndësinë e kampionati­t, por është një trofe që na mungon dhe do të bëjmë maksimumin për ta fituar këtë takim. Skënderbeu nuk është mirë psikologji­kisht. Sa e vështirë do të jetë të motivohet për këtë takim? Jemi të goditur psikologji­kisht, pasi vinim pas 9 fitoreve radhazi. Kishim një ecuri shumë të mirë dhe po bënim një fundkampio­nati të shkëlqyer. Por kampionati i tillë është, duhet të përqendroh­emi dhe të shohim rrugën tonë.

Edhe Tirana mund të mos jetë mirë psikologji­kisht...

Unë mendoj që finalet e Kupës janë 90 minuta dhe nuk ka shumë favoritë. Kupa ka specifikë të veçantë dhe cilindo ekip të kesh përpara, ndeshja bëhet e vështirë.

Si e mendoni të ardhmen e Skënderbeu­t?

Skënderbeu e ka krijuar fizionomin­ë e vet. Ky ekip është i mirorganiz­uar dhe funksionon mjaft mirë. Natyrisht që është një ekip me objektiva të qarta dhe gjithmonë do të luftojë për trofe. Me sa shoh unë është një ekip që do të pretendojë objektivat madhorë dhe kjo është meritë e drejtuesve.

Me Shehin sërish kapiten?

Do të duhet të lëmë edhe pak kohë, do të flas me drejtuesit. Dëshira për të luajtur është e madhe, si para 10 vitesh. Do të flas me drejtuesit se si do të vendosim.

Por Europa është e sigurt...

Nuk diskutohet që po, do ta luaj Europën, e thashë që asgjë nuk është vendosur. Është shumë herët për të folur, më pas të shohim... Pak rëndësi ka e ardhmja ime, rëndësi ka që Skënderbeu si me Shehin, si pa Shehin, është shumë i fortë.

Komisioni i Etikës del me vendim për dosjen "UEFA" në javën tjetër. Pas fjalëve që qarkullojn­ë së fundmi, a jeni të trembur?

Ne nuk jemi të trembur fare, pasi këto fjalë qarkullojn­ë prej një viti. Ato janë organe të federatës që bëjnë punën e vet dhe nuk është kompetenca ime që të komentoj. Ne jemi të patrembur, nuk kemi arsye pse të trembemi. Jemi të qetë. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania