Panorama Sport (Albania)

Josa në “siklet” prej gazetarëve, ekipi ndahet në dy... klane

Lojtarët përkrahin Likën, shkodrani i lutet... Zotit

-

Te Tirana nuk janë kurrsesi të qetë. Rreziku që u kanoset, është i madh dhe janë shumë pranë "nxirjes" së historisë së lavdishme bardheblu. Rrugëzgjid­hja është vetëm një: të fitojnë në Shkodër. Megjithatë, në futboll nuk ka vend për parashikim, ndaj e vetmja gjë që mund të bëjnë, është të shpresojnë dhe t'i luten... Zotit. Atmosfera në kampin kryeqyteta­s duket pozitive, megjithatë edhe ndonjë buzëqeshje apo batutë e hedhur tek-tuk dukshëm ishte artificial­e. Thellë- thellë lojtarëve u "dridhen këmbët". Për askënd nuk është e lehtë që të luajë një "finale" mbijetese, ku vendosen edhe fatet e sezonit. Kjo u pa qartë edhe dje, ndërsa në orën 16:01 autobusi i Tiranës u stacionua në hyrjen e stadiumit "Selman Stërmasi". Lojtarët zbritën një e nga një dhe pa shumë zhurmë iu drejtuan dhomave të zhveshjes për t'u bërë gati për seancën e parafundit stërvitore, e cila niste pas 29 minutash. Gilman Lika e humb këtë ndeshje, megjithatë ai jo vetëm që ishte i grumbullua­r, por u stërvit me pjesën tjetër të ekip- it. Ajo çka u vu re, ishte mbështetja që i ofruan shokët shkodranit që refuzoi të luajë në "Loro Boriçi". Ky vendim nuk ka ndikuar aspak në raportet mes tyre, madje mund të thuhet që shokët e kanë mirëkuptua­r gjestin e mesfushori­t. Për fat, Asion Daja është gati. Ky fakt jep deri diku frymëmarrj­e, pasi mesi i fushës nuk humb një nga elementët më të çmuar të këtij edicioni që po shkon drejt "humnerës". Ndërsa lojtarët iu drejtuan fushës, krejt pa dashur u krijuan dy "klane". Afrikanët vetëm pasi hidhnin sytë tek të dyja pankinat, iu bashkuan njëritjetr­it me radhë. Gjashtë lojtarët me ngjyrë ishin në një anë, ndërsa pjesa tjetër ishin vendës, që sigurisht që ishin në maxhorancë. I pari që shkeli tapetin e rënduar prej shirave ishte Ivan Gvozdenovi­ç, ndërsa pas tij shkoi Mirel Josa. Ky i fundit vendosi piketat dhe menjëherë e mblodhi grupin në mesfushë. Duke qenë se të pranishëm ish- in edhe mediat, me një leje prej jo më shumë se 10 minutash, ndryshe nga herët e tjera, trajneri i largoi futbollist­ët ndjeshëm nga tribuna qendrore. Kjo ishte një zgjedhje, për të mos u dhënë shansin gazetarëve që të dëgjonin se çfarë do të flitej. Ndërsa ekipi u porosit që të bënte vrap rreth fushës dhe minutat po kalonin, herë pas here Josa hidhte vështrimin në sektorin VIP, me shpresën që gazetarët të mos qëndronim më shumë. Në një çast, kur G.Lika po vraponte ngjitur me Dajën dhe Karabecin, shkodrani, në një formë krejt demonstrat­ive, ngriti gishtin në qiell, ndoshta duke thënë: "Tashmë në dorë e ka Zoti". Me "zbrazjen" e stadiumit, më në fund, edhe stafi teknik gjeti rehat, pasi larg syrit të kureshtarë­ve kishte më shumë mundësi që të vendoste në praktikë strategjit­ë dhe skemat për ndeshjen më të rëndësishm­e të 96 viteve të fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania