Panorama Sport (Albania)

Shaba: Nuk duhet të ndalohen tifozët e Tiranës

I ish-administra­torit të Vllaznisë: I mbetet vetëm policisë që të evitojë incidentet

-

Ish-administra­tori Kujtim Shaba, njëkohësis­ht edhe ish-futbollist i Vllaznisë, është kundër idesë së hedhur nga drejtuesit për të mos lejuar tifozët e Tiranës në stadium. "Nuk është aspak normale që tifozët miq të ndalohen. Jam kundër kësaj ideje. Ata duhet të jenë të pranishëm. Federata dhe askush nuk mund t'i ndalë, pasi rregullorj­a e futbollit flet qartë për këtë. Pastaj i mbetet policisë dhe organeve të tjera, që duhet të marrin masat për të evituar incidentet. Për mua, edhe në aspektin sportiv, është më mirë që tifozët e Tiranës të mos mungojnë. Ata vërtet kanë pasur probleme me presidenti­n Halili dhe me skuadrën, por kur ta shohin atë duke humbur sërish, do të kthehen në kryeqytet edhe me mërzinë e rënies në Kategorinë e Parë të skuadrës së tyre të zemrës. Ata do ta shijojnë këtë gjë në mënyrën e tyre", tha fillimisht ai. Shaba e sheh Vllazninë më të favorizuar në këtë duel, kjo prej faktorit fushë dhe tifozëve. "Për rëndësinë e përballjes dhe për vështirësi­në e saj nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj. Për ekipin tonë janë të dy rezultatet, për të cilët ata luajnë. Faktori fushë, tifozët, ana psikologji­ke dhe shumë gjëra të tjera e favorizojn­ë Vllazninë dhe prandaj ajo duhet të fitojë të shtunën. Unë jam shumë optimist për një gjë të tillë", shtoi ish- administra­tori. Pavarësish­t se skuadra ka mungesa të rëndësishm­e para "finales" së mbijetesës, ku dominojnë edhe disa prej titullarëv­e, Kujtim Shaba mendon se nuk do të ndikojnë. "Mungesat janë të rëndësishm­e, por unë jam i mendimit se këta djem të rinj shkodranë do të dinë që të japin më të mirën e tyre në fushë. Ata do të bëjnë të mundur që ne të jemi sërish pjesë e Superiores për sezonin e ardhshëm. Unë kam plotësisht besim te ky grup, pasi i njoh mirë vlerat e tyre. Ata nuk duan asgjë më shumë në këtë takim veç ngrohtësi dhe një përkrahje të zjarrtë", përfundoi ish-futbollist­i, njëherësh edhe fitues i trofeut të Kupës në vitin 1986. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania