Panorama Sport (Albania)

Dy tituj të vjedhur, Kamza kërkon hakmarrje

Lojtarët: Në fund i vendosim qeleshen Qarrit dhe festojmë

- ABDULLA DUSHKU

Kamzalinjt­ë do të luajnë sot në Elbasan për të fituar trofeun e parë të klubit dhe të shpallen kampionë të Kategorisë së Parë. Edhe pse këtë trofe kjo skuadër e ka fituar edhe dy herë të tjera, i janë hequr padrejtësi­sht nga sistemi komunist. Në sezonin 1972-'73, kur ekipi në atë kohë quhej Dajti, ngriti trofeun e kampionit të Kategorisë së Dytë (sot e Para), regjimi i atëhershëm ia kaloi në mënyrë të padrejtë Naftëtarit të Kuçovës, qytet, i cili në atë kohë mbante emrin e diktatorit komunist rus Stalin. Në këtë mënyrë, me rastin e 20vjetorit të vdekjes së tij, ky titull ju hoq Kamzës dhe iu dha Naftëtarit. Një situatë tjetër ndodhi gjatë sezonit 1980'81, kur përsëri Dajti ngrinte trofeun e kampionit, por që iu dha skuadrës së 31 Korrikut të Burrelit. Argumentim­i ishte se nuk mund të kishte 5 skuadra të kryeqyteti­t në Kategorinë e Parë (sot Superiorja) dhe i hoqën pikët për gjoja një futbollist që ishte ushtar dhe, sipas tyre, ishte i pafederuar. Në këtë mënyrë, Kamza ka shansin që të provojë shijen e një trofeu të vërtetë pa pasur frikë se do t'ia heqin sërish. LOJTARËT

Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", mbrojtësi i Kamzës, Elton Basriu, shprehet: "Jemi shumë të lumtur që kemi arritur suksesin duke u ngjitur në Superiore. Sigurisht ka qenë një sukses i merituar dhe i padiskutue­shëm, pasi kemi kryesuar gjatë të gjithë sezonit. Tashmë nuk na ka mbetur asgjë tjetër veçse të luftojmë për ta fituar këtë trofe. Ky është objektivi ynë për ndeshjen e nesërme (sot) dhe jam i bindur se bashkë me pjesën tjetër të ekipit do ta realizojmë patjetër edhe këtë premtim", ka deklaruar futbollist­i kamzali, Basriu. Ndërsa, Nertil Ferraj është shprehur: "Skuadra do të kërkojë që sot t'i vendosë qeleshen presidenti­t Naim Qarri, si tirons që është. Nuk ka kuptim një tirons pa qeleshe në kokë. Këtë do ta bëjmë sot realitet. Ne do të mundohemi me të gjitha forcat dhe energjitë që kjo të bëhet realitet për ta shpallur Kamzën kampione të Kategorisë së Parë", deklaroi Ferraj në prononcimi­n e tij.

SKUADRA

Gjatë të gjithë këtyre dy ditëve të fundit, pas ngjitjes në Superiore, trajneri Ramadan Ndreu ka hartuar një program intensiv stërvitor në këto dy seancat e fundit. Edhe gjatë ditës së djeshme, blutë e Kamzës kanë dalë në fushën e blertë pasdite me stërvitje atletike dhe teknike e taktike. Ndërkaq, po sot grupi ka plotësuar defektet që parashikoh­eshin nga seanca e parë dhe tashmë ata janë të gatshëm për të udhëtuar për ndeshjen e radhës për titullin kampion me Lushnjën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania