Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja, Interi pazar në Francë

Arrihet akordi me Diakabi dhe Dalbert, tani mbetet të binden dy klubet franceze

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Drejtori teknik i ekipeve të "Sun ing", Valter Sabatini, ka zbarkuar në Milano ditën e djeshme për të ndjekur nga afër të gjitha lëvizjet si të klubit, ashtu edhe të merkatos. Sabatini ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv, Piero Auzilio, për të diskutuar rreth lëvizjeve që do të bëjnë në merkato. Ata nuk kanë diskutuar vetëm rreth merkatos, por edhe për konfirmimi­n e disa drejtuesve që janë përgjegjës për sektorin e të rinjve.

MERKATO NË FRANCËMe Luçiano Spaletin, që me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i zikaltërve, fillojnë të veçohen dhe disa prej objektivav­e të parë. Njëri prej tyre është qendërmbro­jtësi i Lionit, Mouktar Diakabi, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane. Francezi 21-vjeçar me origjinë nga Guinea ka arritur që t'i shënojë Romës së Luçiano Spaletit në të dy ndeshjet e 1/ 8-ave në Ligën e Europës, që përfundoi të mërkurën. Marrëveshj­a nuk ka përfunduar ende, por bisedimet janë në një stad të avancuar. Lioni kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë talentin e saj, ndërkohë që Interi po përpiqet ta ulë këtë çmim në 13-15 milionë euro, sepse kontrata e 21-vjeçarit skadon në 2019-n. Ndërkohë është arritur marrëveshj­a me mbrojtësin e Nicës, brazilia- nin Dalbert. Tani mbetet vetëm që të arrihet akordi me ekipin francez dhe braziliani do t'u bashkohet zikaltërve. REVOLUCION NË MBROJTJE

Dy pengesa: statusi i ekstrakomu­nitarit dhe dëshira e klubit për të mos e shitur poshtë çmimit 12 milionë euro. Mbrojtja do të ndërtohet nga fillimi. Përveç Diakabi dhe Dalbert, po punohet edhe për një mbrojtës krahu dhe një tjetër qendre. Pista ManolasRud­iger (vetëm një nga këto dy emra) dhe ajo e Markinjos janë objektivat e mundshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania