Panorama Sport (Albania)

Rikthimi i specialit, 17 trofe në 25 finale

-

Mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni i Mançester Junajtid dhe ai i Zhoze Murinjos, i cili në vitin e parë me "djajtë e kuq" fitoi Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Ligën e Europës. Një tripletë e jashtëzako­nshme që bën të harrohet një kampionat i vështirë (e mbyllën të gjashtët dhe -24 pikë pas Çelsit kampion) dhe i dhuron Junajtid kualifikim­in direkt në fazën e grupeve të Champions-it sezonin e ardhshëm. Për Murinjon, përveç kampionate­ve, bëhet fjalë për trofeun e 17-të të fituar në 25 finalet e deritanish­me. Numra specialë dhe një rezultat historik për klubin, që nuk e kishte fituar kurrë Ligën e Europës apo Kupën UEFA të dikurshme. Portugezi ia doli në vitin e tij të parë në "Old Trafford" dhe tifozët anglezë tani ëndërrojnë, duke qenë se supercikli i tij te Porto nisi pikërisht me fitimin e Kupës së atëhershme UEFA (2002/ 2003). Një vit më pas, luzitanët triumfuan në Champions, në finalen e Gelzenkirs­henit, fituar 3-0 ndaj Monakos, ndërsa trofeu i fundit ndërkombët­ar i Mout ishte Champions-i i fituar në 2010n, në tripletën me Interin: nuk ka shumë lidhje me tripletën Superkupë e Anglisë, Kupë e Ligës, Ligë e Europës në Mançester, por nuk është aspak keq si fillim. "Unë kam qenë me shumë fat gjatë karrierës sime. Kam përjetuar derbi në Portugali, Angli, Spanjë, Itali. Kam luajtur në finale dhe fituar tituj në të gjitha këto vende. Nëse do ta mbyllja karrierën sot do të isha sërish shumë i lumtur, por unë mendoj se jam në gjysmën e karrierës, kam edhe 15 vite të tjera. Ju keni dy legjenda këtu, Basbin dhe Fergusonin dhe unë jam ende askush. Mendoj se nuk kam bërë ende asgjë për të qenë dikush te Junajtid".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania